Prezantohen gjashtë premiera botërore në Geneva Motor Show 2014

2014-03-20
  •  T-ROC sjellë një ndryshim në seritë e SUV
  • Golf GTE i ri me sistemin hibrid me mbushje
  • Scirocco me dizajn dhe motorë të ri
  • Prezantimi i Polo BlueMotion, Polo BlueGT dhe CrossPolo të bazuara në Polon e re

Koncepti i veturës T-ROC kombinon shkathtësitë e një veture SUV, të cilat e bëjnë të përshtatshme për rrugët malore dhe i japin bukurinë verore të një kabrioleti. Për shembull, pjesa qendrore e tavanit përbëhet prej dy pjesëve që janë të thjeshta për t'u hequr dhe për t'u futur në pjesën e bagazhit. Dizajni i përparuar i kësaj veturë përcillet me një motor të fuqishëm turbo-dizel prej 184 KF me injeksion-direkt. T-ROC 2.0 TDI prodhon çift rrotullues maksimal prej 380 Nm me një shpenzim mesatar të karburantit prej 4.9 l/100 km.

Golf GTE i ri kompleton serinë e Volkswagen Golf me mënyrën e pestë të motorit (benzinë, naftë, gaz natyral, elektrik dhe me sistemin hibrid me mbushje). Golf GTE ka shpenzime mesatare (NEDC për vetura hibride) prej 1.5 l/100 km (korrespondon me 35 g/km CO2) dhe rreze elektrike prej 50 kilometrave. Rrezja totale e GOLF GTE me 204 KF i kalon 930 kilometra.

Edhe më i fuqishëm, më ekonomik dhe më sportiv - kështu u prezantua Scirocco e re në Gjenevë. Kjo ikonë, shitjet e së cilës e kanë kaluar milionin, e festoi debutimin e saj prej pikërisht 40 viteve më përpara në të njëjtin vend dhe tani ka kaluar nëpër ndryshime të konsiderueshme në aspektin e inxhinierisë dhe pamjes. Përveç ndryshimeve në pjesën e përparme dhe të pasme, u ndryshuan edhe konturet dinamike të dritave të përparme dhe të pasme me LED. Motorët e përmirësuar dhurojnë më shumë fuqi prej 3 deri në 20 KF, përderisa shpenzimi i njëjtë mesatar i karburantit është zvogëluar për 19 për qind. Gjithashtu, në seri standarde tani vijnë edhe instrumentet ndihmëse (presioni i ngarkuar, kronometri, temperatura e vajit të motorit), të cilat e bëjnë edhe më origjinale Sciroccon. Edhe kësaj radhe, modeli më i mirë i kësaj serie është Scirocco R me 280 KF - si gjithmonë me një dizajn unik dhe pajisje unike.

Një muaj pas premierës botërore të Polos së re në Wolfsburg, Volkswagen ka prezantuar përparimet e reja në serinë e këtij modeli në Gjenevë. Për shembull, teknologjia e njohur për vendosjen e standardeve të efiçienës "BlueMotion", do të jetë në dispozicion për motorin turbo-benzinë me 95 KF. Me shpenzime mesatare të karburantit prej 4.1 /100km, Polo TSI BlueMotion vendos një standard të ri për makinat me motor benzine në klasën e saj. Edhe kësaj radhe, Polo TDI BlueMotion me 75 KF me motor tre-cilindërsh dhe me shpenzime prej vetëm 3.1 l/100 km, vendos një rekord për veturat me motorët me naftë. Kjo do të thotë se Polo TDI BlueMotion është një ndër veturat me 5 ulëse më ekonomike në gjithë botën.

Sikur paraardhësi i tij, versioni i fundit i Polo BlueGT krenohet me përformancën e lartë dinamike, të shoqëruar me efikasitet maksimal. Kjo falë teknologjisë së çaktivizimit të cilindrave (ACT / Active cylinder management) që janë instaluar ekskluzivisht në këtë motor nga Volkswageni. Fuqia e motorit të Polo BlueGT është rritur në 150 KF, nga 140 KF.

Sa i përket CrossPolos, Volkswagen edhe kësaj radhe ka zgjedhur pamjen e një veturë pirr rrugë malore. Me mbrojtësen me ngjyrë argjendi në parakolpët e përparmë dhe të pasmë, mbulesave të zeza rreth harqeve të rrotave, kjo makinë ka arritur të krijojë përshtypjen e një veturë sportive dhe të fuqishme. Ngjyrat e freskëta dhe materialet për ulëse, dhe dritat e pasme të ndryshuara, e çojnë CrossPolon e fundit drejt perfeksionit.

Informoni miqët tuaj në rrjetet sociale: