Volkswagen ju sjellë aplikacionin për Kampionat Botëror

2014-06-17

- Aplikacion ekskluziv për Kampionatin Botëror 'Brazili-2014'

 Volkswagen ka filluar prezantimin e edicionit për Kampionat Botëror të aplikacionit më të njohur në botë për futboll, i cili quhet "Onefootball". Aplikacioni "Onefootball Brasil" tani është në dispozicion për t'u shkarkuar. Ky aplikacion ekskluziv ju sjellë lajmet më të reja për lojtarët, ekipet dhe rezultatet aktuale, si dhe videot më të fundit të ndeshjeve.

"Volkswagen është partner i futbollit në të gjithë botën. Ky aplikacion ju jep mundësinë tifozëve prej të gjitha shteteve që të përcjellin gjithçka që po ndodh këtë vit në ngjarjen më të madhe të futbollit. Ky aplikacion ua mundësoni që ta përjetoni këtë ngjarje drejtpërdrejt", ka thënë Anders-Sundt Jensen, Drejtori i Marketingut për Volkswagen.

Ky aplikacion përfshin një përkujtues aktual të ngjarjeve, si dhe informacione të shumta për lojtarët dhe ekipet, së bashku me statistikat e detajuara. Tifozët e futbollit gjithashtu kanë qasje në videon më të fundit, për shembull konferencat për shtyp dhe të gjitha lajmet tjera të futbollit. "Ju duhen vetëm disa klikime në telefonin tuaj për të qenë i informuar me gjithçka që po ndodhë në Kampionat Botëror, në çdo kohë dhe në çdo vend. Për tifozët e futbollit, ky aplikacion është i domosdoshëm".

Aplikacioni "Onefootball Brasil" është në dispozicion tani në 15 gjuhë të ndryshme për iOS, Android dhe WindowsPhone.

 

Informoni miqët tuaj në rrjetet sociale: