Arrin VW Touareg i ri

2014-10-30

Motori i ri V6 TDi me 262 KF konsumon vetëm 6.6l/100km

Eksterieri: Drita të reja Bi-Xenon para dhe mbrapa që vijnë në seri

Inxhinieri: TDI EU6 me konvertim katalitik SCR dhe funksionin 'Coasting'

Wolfsburg/Munich, 15 shtator 2014 - Touareg-u i ri kombinon komoditetin dhe rehatinë si veçori të një SUV të perfeksionuar, me të gjitha atributet e sofistikuara të një veture për vozitje 'Off-road' Ky konfigurim i ngasjes me katër rrota i jep kësaj veture një pamje sportive, që e bën atë më të fuqishëm për çdo lloj udhëtimi në botë. 

Tani, Volksëagen i ka dhënë Touareg-ut një pamje më të mprehtë në mënyrë të konsiderueshme dhe e ka përmirësuar teknikisht në të gjithë aspektet. Veçoritë e Touareg-ut të ri përfshijnë një ridizajnim të parakolpit dhe të prapakolpit, sistem të ri për ndihmë të shoferit siç është, Sistemi për frenim automatik pas përplasjes si pajisje serike, gjeneratën e re të sistemit  'ACC Adaptive Cruise Control', shërbime të reja 'online', shpenzime dukshëm më të vogla të karburantit dhe në disa raste motor më të fuqishëm V6 TDI me konvertim katalitik SCR dhe certifikimin EU6, si dhe përmirësimin e jashtëm të amortizerëve. 

Touareg-u i ri është lansuar fillimisht në Evropën Perëndimore në vjeshtë me motorë dizel V6 TDI dhe V8 TDi, si dhe me motor hibrid (V6 TSI plus motor elektrik).  Volksëagen gjithashtu do të ofrojë Touareg-un edhe me motorë V6 dhe V8 me benzinë, siç ka bërë tradicionalisht.

Këtë veturë mund ta gjeni edhe në autosallonin tonë, Porsche Prishtina.

Informoni miqët tuaj në rrjetet sociale: