Arrin Golf Sportsvan i ri

2014-10-31

Modeli i ri Volkswagen Golf Sportsvan TDI Bluemotion

  • U prezantua për herë të parë në panairin Geneva Motor Show
  • Shpenzimet e karburantit prej 3.6l/100km, më i miri në klasën kompakte të veturave.

Wolfsburg/Gjenevë, 7 mars 2014 - Në panairin ndërkombëtar të automjeteve 'Geneva Motor Show', Volkswagen prezantoi premierën botërore të modelit të ri Golf Sportsvan TDI Bluemotion. Versioni ri i Golf Sportsvan është jashtëzakonisht ekonomik dhe renditet i pari në klasën kompakte MPV, pasi që kërkon vetëm 3.6 litra karburant për t'i përshkuar 100 kilometra, ndërsa emetimi i gazrave CO2 shkon deri në 95 g/km.

Përkundër gjithë kësaj efiçience, Golf Sportsvan TDI Bluemotion është një veturë e gjithanshme me pesë ulëse, që i transporton pasagjerët në mënyrë të sigurt, komode dhe ofron hapësirë të madhe, si dhe interier të bukur.

Golf Sportsvan TDI Bluemotion është në dispozicion me nivelet e pajisjeve Trendline dhe Comfortline. Ndër veçoritë e BlueMotion janë rrotat e aluminit 15' dhe gomat e modifikuara për rezistencë të vogël të rrotullimit. Modeli ri BlueMotion si shtesë e ka edhe sistemin Stop/Start, mënyrën rigjeneruese të frenimit, modifikime brenda motorit TDI dhe ndërrues të shpejtësive manual me 6-shpejtësi. 

Ky model tashmë ka dalë në shitje dhe këtë mund ta gjeni edhe në autosallonin tonë, Porsche Prishtina.

Informoni miqët tuaj në rrjetet sociale: