Passat i Ri – fitues i çmimit “Vetura e vitit 2015”

2015-03-04

"Vetura e vitit 2015" në Europë është Volkswagen: Passat i ri ka fituar çmimin prestigjioz, I cili prezantohet çdo vit nga juria internacionale e "Car of the Year". Fituesi është bërë I ditur para fillimit të një prej panaireve më të mëdha të veturave Geneva International Motor Show.

"Ne jemi pafundësisht krenarë për këtë arritje", ka deklaruar Prof. Martin Winterkorn, CEO i Volkswagen gjatë shpërndarjes se çmimit në Geneva. "Me Passati-n e ri ne përsëri kemi arritur të krijojmë një veturë që vendos standardin e kualitetit dhe të teknologjisë në kategorinë e vet. Ky nderë është një konfirmim I punës së madhe të bërë nga inxhinjerët, dizajnerët dhe I gjithë ekipi ynë. Passati i ri tregon edhe njëherë që Volkswagen ka përgjigje për të gjitha sfidat e kohës".

Një nga çmimet më të vjetra dhe më prestigjioze "Car of the Year " ka nderuar veturat e e reja, më të mira që nga viti 1964. Juria përbëhet nga 58 gazetarë Europian të veturave të cilët vinë nga 22 shtete të ndryshme. Për këtë çmim shtatë vetura ishin të nominuara në finale. Në muajt që kaluan këto vetura finaliste kanë kaluar nëpër vlerësime, krahasime dhe testime të detajuara të bazuara në kritere si ekonomia, komfori, siguria, karakteristikat e ngasjes, funksionaliteti, dizajni dhe përparësitë teknologjike. Në edicionin e 52-të të këti kompeticioni, Passat i ri lehtësisht ka triumfuar ndaj gjashtë rivalëve finalist me rezultat total prej 340 pikëve. Dy modele aktuale të Volkswagen që gjithasthu e kanë fituar këtë çmim së funmdi janë Polo në vitin 2010 dhe Golf në vitin 2013.

Informoni miqët tuaj në rrjetet sociale: