Volkswagen Apps.

Jepini jetë botës të Volkswagen-it tek iPhone, iPod touch apo iPad-i Juaj! Volkswagen aplikime falas Ju ofrojnë një mori zgjedhjesh garash emocionuese dhe informacionesh të dobishme. Në atë mënyrë mund ta zbuloni Volkswagen paletën e produkteve me teknologjitë e juaja progresive në një mënyrë krejt të re.

Katalogë.
Me katalogët për iPad, prezantimi me modelin Tuaj të preferuar Volkswagen do të kthehet në kënaqësi multimediale. Video, animime, fotografi dhe tekste të dobishme krijojnë imazhin e plotë për automjetin konkret dhe do t'Ju informojnë për morinë e detajeve për pajimet shtesë. Intervistat me ekspert të dorës të parë Ju informojnë për prapaskenën e konstruksionit dhe procesin e krijimit dhe Ju mundësojnë vështrim drejt përjetimeve automobilistike unike.

Lojra.
Drejtoni automjetin duke garuar me kohën, duke garuar me njëri-tjetrin apo garoni në garë me konsum minimal të karburantit. Çdo lojë e Volkswagen-it, në mënyrën e vet, për Ju përbën sfidë për arritjen e rezultateve maksimale. Dëshmojini reagimin e shpejtë, shpirtin luftarak dhe ndjenjën për lojë dhe ngjituni midis lojtarëve me rezultate më të mira.