VW Arteon: Displays

Sistemi inovativ Active Info Display (në seri në variantet Highline) ofron falë profileve të ndryshme, informacione të sakta në ekranin e madh me ngjyra TFT 31 cm (12,3 inç).  Me anë të profileve Info, ju mund të zgjidhni në mënyrë specifike prioritetet tek të dhënat, përveç përmbajtjeve tradicionale, të tilla si takeometër, shpejtësimatës dhe rrugëmatës. Këto profile informacioni ju i zgjidhni shpejt dhe me lehtësi përmes timonit multifunksionale të Arteon-it tuaj. Sipas nevojës, ju mund të merrni për shembull, të dhëna të hollësishme për udhëtimin ose mund të caktoni, sipas dëshirës, pamjen vizuale të sistemeve tuaja të ndihmës.

Funksioni Head-up-Display (opsional) ofron informacione të rëndësishme në udhëtim direkt në fushëpamjen e shoferit. Shpejtësia, sinjale rruge, aktiviteti i sistemeve ndihmëse si dhe udhëzime paralajmërimi dhe navigimi projektohen mbi një ekran transparent para xhamit. Në këtë mënyrë mund të lexoni shumë informacion në të njëjtën kohë dhe ende të keni përqendrim në rrugë. Ekrani, në të cilin shfaqen të dhënat, mund të paloset në panelin komandues dhe më pas mbulohet me një kapak.

Mbyllur