VW Arteon: Drita

Fuqia inovative e Arteon-it të ri tregohet tek mundësitë e gjithanshme të pajisjeve të ndriçimit. Tashmë tek pajisjet standarde përfshihen fenerët plotësisht LED me dritat ditës mbresëlënëse Chrome-Wing.

Në mënyrë opsionale, ju mund të pajisni dritat në kthesa me një aktivizim paraprak. Në lidhje me një sistem opsional navigacional keni një kursim kohe deri në dy sekonda falë dritave dinamike në kthesa dhe duke u bazuar në këndin e drejtimit dhe të dhënat e navigimit.

Opsionale në dispozicion është kontrolli dinamik i dritave të gjata "Dynamic Light Assist", që lejon nga një shpejtësi prej 60 km/h në mënyrë të përhershme një rreze të gjatë, pa verbuar automjete para në trafik. Informacionin në lidhje me përdoruesit e tjerë të rrugës dhe ndriçimin e rrugës, e detekton një kamerë në pasqyrën e brendshme që ndriçon zonën përkatëse të dritës.

Mbyllur