VW Arteon: Emergjencë

Funksioni opsional në dispozicion "Emergency Assist" aktivizohet kur sistemi nuk regjistron ndonjë aktivitet të shoferit, pra, kthesë, përshpejtim dhe frenim dhe shoferi nuk reagon pavarësisht paralajmërimit. Pastaj, sistemi bën përpjekje për të frenuar, aktivizon sinjale paralajmëruese apo ndezje të dritave e lëvizje në të njëjtën korsi për të paralajmëruar shoferin si dhe pasagjerët e përdoruesit e tjerë të rrugës. Nëse ende nuk ndodh marrja e kontrollit të automjetit, mjeti me anë të sistemit ndihmës të ndryshimit të korsisë "Side Assist" merr kontrollin duke kaluar djathtas deri në qëndrim të plotë. Një aksident mund të parandalohet brenda kufijve të sistemit.

Sistemi proaktiv i mbrojtjes në pasagjerëve i gjendur në seri, brenda kufijve të sistemit, mund të njohë situata të rrezikshme me potencial të lartë aksidenti dhe të marrë masat e duhura automatikisht. Kështu, dritaret dhe tavani sipas rastit mbyllen automatikisht për të përmirësuar ndikimin e airbag-ëve të kokës dhe ata anësorë. Brenda fraksionit të sekondës sigurohen dhe forcohen edhe rripat e sigurisë për shoferin dhe pasagjerin para. Kur rreziku ka kaluar, rripat lirohen dhe dritaret anësore dhe tavani me rrëshqitje mund të hapen përsëri.

Mbyllur