VW Arteon: Navigimi

Në sajë të teknologjisë Bluetooth, thirrjet pa duar në Arteon janë dukshëm më të rehatshme. Funksioni navigacional "Discover Media" është i pajisur me një ekran me prekje i lehtë për operim, një lexues CD-sh, dy porta Apple USB, një karikues USB dhe dy fole kartash SD për leximin e fotove dhe muzikës në formatet MP3 dhe WMA. Nëse dëshironi më shumë, sistemi opsionalal navigacional "Discover Pro" është sistemi infotainment për më ambiciozët. Ai ofron një ekran me prekje 23,4 cm, shfaqje të qartë të hartave në 3D dhe një memorie të brendshme. Sistemi i kontrollit zanor përgjigjet për emërtimin e rrugëve e vendeve dhe llogarit rrugën sipas udhëzimit tuaj. Me një telefon të lidhur, mund të telefononi lehtësisht njerëz nga rubrika juaj e telefonit duke thënë emrin e tyre. Kështu është e mundur të mbani të dyja duart mbi timon dhe të përqendroheni plotësisht tek rruga.

 

 

 

Mbyllur