VW Arteon: Ndenjëset

 Sipas dëshirës, në dispozicionin tuaj, në variantet Arteon Comfortline dhe Highline janë ndenjëset elektrike, të cilat me funksionet e shumta ofrojnë edhe më shumë mirëqenie. Kështu, ndër të tjera, përfitoni edhe avantazhet e mbështetëses elektrike të rregullueshme. Nëse zgjidhni Arteon Comfortline, mund të shijoni gjithashtu ajrin e kondicionuar në këto ndenjëse: venilatorë, të cilët ajrin e kalojnë butësisht në trup dhe ndikojnë në temperaturën sipas dëshirës tuaj, duke siguruar ventilim të këndshëm. Nëpërmjet kanaleve të ajrit posaçërisht në ndenjëse, transportohen lagështia dhe ngrohja, që t'ju bërë të ndjeheni mirë edhe në udhëtimet e gjata. Ndenjëset me 12 opsione rregullimi (opsionale tek variantet Comfortline), si dhe 14 opsione rregullimi (opsionale tek variantet Comfortline dhe Highline) ju ofrojnë juve si shofer të Arteon-it, mundësinë për të përkëdhelur veten me një masazh ndërsa udhëtoni.

Cilindo opsion që zgjidhni, si shofer, ju mund të keni ndenjëse ergoComfort, veçanërisht miqësore për shpinën tuaj, të aprovuara me vulën e fushatës për një shpinë të shëndetshme ergonomike. 

Edhe pasagjerët në ndenjësen e pasme mund të ndjehen si në shtëpi brenda Arteon-it të ri: p.sh. në sajë të hapësirës së bollshme të këmbëve dhe kokës.

Mbyllur