VW Arteon: Online

Me anë të lidhjes në internet, ju mund të përdorni të dhënat e paketës opsionale Car-Net "Guide & Inform"¹, aktualiteti i të cilës është vështirë për t'u kaluar. Për shembull, në qoftë se diku ka një bllokim trafiku, ju e mësoni atë online, pothuajse në kohë reale. Veçanërisht e rehatshme: rruga juaj do të modifikohet automatikisht në përputhje me rrethanat. Bëni kërkimin online dhe gjeni me anë të kërkimit restorante ose vende interesi të tilla si hotel, pikë karburanti apo kinema.

Kur është kontrolli i radhës? Dhe sa karburant ka mbetur? Sidomos, kur një automjet është përdorur nga disa njerëz, është mirë të dini se përgjigjen e pyetjeve të tilla e gjeni online. Në sajë të shërbimeve opsionale Car-Net "Security & Service"² , ju keni shumë të dhëna lidhur me automjetin në një portal web. Si shumë e dobishme, teknologjia "Security & Service" mund të provohet edhe kur jeni në timon: Nëse sistemi regjistron një aksident brenda kufijve të tij, fillon automatikisht kontakti me qendrën e klientit të Volkswagen. Në këtë mënyrë, është gjithashtu e mundur, në varësi të situatës, të keni mbështetje në vend dhe të kaloni informacione të tilla si të dhënat e automjetit, numrin e njerëzve në makinë apo vendndodhjen. Nëpërmjet një lidhjeje zanore, shoferi mund të mbështetet dhe të kujdeset deri në mbërritjen e shërbimeve të urgjencës.

Mbyllur