VW Arteon: Sound

Si pjesë standarde të radios  "Composition Media" përfshihen tetë altoparlantë, kanalet e radios FM dhe një lexues CD-sh në formatet MP3, AAC dhe WMA. Përveç kësaj, një portë karte SD e AUX-IN dhe lidhja USB ofrojnë opsione të tjera muzikore. Telefoni juaj lidhet lehtësisht nëpërmjet një lidhjeje Bluetooth. Sistemi është i pajisur me sensorë të dobishme afrimi: sapo një gisht afrohet në panelin e ekranit, fusha zmadhohet. Në këtë mënyrë, operimi është më i lehtë dhe më i sigurt.

Arteon-in tuaj mund ta shijoni sipas dëshirës me radion dixhitale DAB +. Kështu ju merrni më shumë informacion aktual për trafikun, një shumëllojshmëri kanalesh televizive, muzikë, informacion moti dhe shumë të tjera. Edhe grafika të tilla si harta e qytetit apo animacione mund të shfaqen aty lehtësisht.

Në mënyrë opsionale, Surround Sound përputhet saktësisht me sistemin e brendshëm muzikor "DYNAUDIO Confidence" me dymbëdhjetë altoparlantë, përfshirë altoparlantin qendror dhe subwoofer dhe një prodhim total prej 700 watts, që ju ofron një përvojë fantastike muzikore dhe tinguj optimalë e të personalizuar për të gjithë pasagjerët.

Mbyllur