VW Arteon: Telefonia

Për telefonata të rehatshme gjatë udhëtimit kujdesen dy pikëlidhje telefonike opsionale. Ato ofrojnë një cilësi veçanërisht të lartë zëri. Në sajë të procesorit dixhital të zërit, mikrofonit në lartësi dhe altoparlantit të automjetit. Arritja e telefonatave është e mirë edhe në mbulime kritike valësh falë lidhjes me antenën e jashtme. 

Pra, që të mos hutoheni gjatë udhëtimit, ju mund të bëni thirrje zanore ose të lexoni SMS vetëm nëpërmjet komandave zanore. Duke përdorur një lidhje Bluetooth, ju mund të luani muzikë nga telefoni juaj me sistemin muzikor të Arteon.

Në versionin Comfort, telefoni celular lidhet nëpërmjet një lidhjeje induktive, pa tel, nëpërmjet konsolës qendrore me antenën e jashtme. Kështu, nuk është më e nevojshme blerja e mbajtëseve të celularit. 

Në versionin Premium, ju mund të transferoni thirrjet e nisura jashtë makinës me anë të Bluetooth në sistemin pa duar, duke supozuar që telefoni juaj është i lidhur me Bluetooth dhe ka remote SIM Access Profile (rSAP). Ai komandohet me anë të kontrollit të zërit, nëpërmjet timonit multifunksional ose nëpërmjet sistemit infotainment. Por, ju mund të vendosni po ashtu një kartë shtesë SIM me një plan të të dhënave në sistemit tuaj infotainment. Dhe hotspot i integruar WLAN ju lejon juve dhe pasagjerët tuaj të përdorni internetin. Në versionin Premium, telefonatat e filluara jashtë makinës mund të vazhdohen dhe nëpërmjet Bluetooth mund të kthehen në telefonata pa duar. 

Mbyllur