e-Golf i ri

e-Golf i ri e-volucioni i makinës vazhdon.

Me e-Golf do ta shfaqni veten me kënaqësi.

Është shumë e dukshme që po ngisni makinë Golf të veçantë. E-dizajni me logon e veçantë të dritave me teknologji LED, elementët blu të dizajnit dhe përmirësimi aerodinamik i japin automjetit elektronik një pamje unike. 

 

Galeria

Përjetoni karakteristikat e e-Golf nga perspektiva të ndryshme.

Përjetoni karakteristikat e e-Golf nga perspektiva të ndryshme.

Pajisje dhe dizajn

Pjesa e jashtme

Të shohësh dhe të të shohin.

Që ju po ngisni një makinë Golf të veçantë, është shumë e dukshme. E-dizajni me logon e veçantë të dritave me teknologji LED, elementë blu të dizajnit dhe përmirësimi aerodinamik i japin automjetit elektronik një pamje unike.

Hapësira e brendshme

Përjetoni dizajnin modern me shërbim intuitiv.

Në e-Golf nuk është vetëm sistemi largpamës. Në hapësirën e brendshme do të mirëpriteni nga elementë dizajni elegant dhe një përpunim i qartë i e-informacioneve specifike.

Dizajni i ndriçimit

Ndriçoni rrugën me teknologji efikase.

Kursimi i energjisë është pjesë e konceptit të e-Golf. Prandaj, të gjitha dritat shkëlqejnë me teknologji të përparuar LED, me efikasitet të lartë ndriçimi dhe konsum të ulët energjie.

Disqe aliazhi

Ju ndihmojnë të kurseni energji.

Disqet e aliazhit 16-inç Astana me aerodinamikë të optimizuar dhe rezistencë më të lartë në sipërfaqe të vështira theksojnë ndërgjegjesimin për një mjedis të pastër dhe pa emetime.

Infotainment

Telefonia.

Ju lehtëson komunikimin.

Bisedoni lirshëm, por ju lutemi, mbajini duart në timon. e-Golf i ri ju ofron për këtë opsionalisht dy pika lidhjeje të rehatshme të telefonit.

Navigimi

Me një gjest të thjeshtë qëndroni në rrugën e duhur.

Vështirë se një sistem infotainment mund të ofrojë më shumë se sistemi navigacional "Discover Pro": nga kontrolli inovativ i gjesteve tek funksionet karakteristike argëtuese dhe opsioneve të shumta të lidhjes deri në paraqitjen e qartë të hartës në ekran.

Car-Net Guide & Inform

Përdorni internetin në e-Golf-in tuaj. Dhe telefonin tuaj smart si telekomandë.

Interneti në makinën tuaj Volkswagen quhet Car-Net. Pas saj qëndrojnë shërbime praktike dhe aplikacione të dobishme. Kështu, telefoni juaj inteligjent mund të përdoret madje edhe si telekomandë për e-Golf.

Teknologjia

e-Motori

Dinamika e sotme: motori i e-Golf.

Të ecësh me e-motor është argëtim më shumë nga sa mund ta mendoni, sepse ai mundëson që nga xhirot e para një shpejtësi maksimale në sajë të transmetimit pa ndërprerje me një marsh.

 

Distanca

Jini të ndërgjegjshëm për mjedisin dhe do të ecni më tej.

e-Golf i ri do t'ju çojë deri në 300 km¹⁾ larg. Për një stil ecjeje veçanërisht kursimtar të energjisë, mund t'ju ndihmojë zgjedhja e profilit të ecjes ose zgjedhja e profilit të ecjes përmirëson në drejtim të sportivitetit dhe komfortit.

Mundësi karikimi

Ju e karikoni e-Golf shumë thjesht.

Me opsionet e ndryshme të karikimit, ju vendosni se ku dhe si të siguroni energji për e-Golf.

 

 

Lëvizshmëri suplementare pa probleme.

Çfarë ndodh në të vërtetë nëse keni për të bërë edhe 300 km¹⁾ të tjera? Nuk ka problem, sepse edhe kur gjatë ecjes e-Golf e tejkalon distancën, ju nuk duhet të hiqni dorë nga fleksibiliteti maksimal. Kështu, ju mund të merrni me qira një automjet me sistem konvencional tek partneri ynë Europcar në mbarë botën, për të plotësuar lëvizshmërinë në çmime të veçanta, në Austri me financim përmes Porsche Bank deri në 30 ditë pa pagesë. Më shumë informacion mund të merrni tek e-partneri juaj VW. E vlefshme për klientët private dhe kompanitë. Të përjashtuar janë klientët e flotës dhe autoritetet publike.

Një prizë karikimi për AC dhe DC.

Falë sistemit Combined Charging System (CCS) e-Up! ka nevojë vetëm për një prizë për të karikuar me dy lidhje të ndryshme: Rryme alternative (AC) nëpërmjet kabullit për prizat, stacionet e karikimit dhe Wallbox, si dhe rryma direkte (të drejtpërdrejtë) për karikim në stacionet publike. 

Sistemet ndihmëse

ACC & Front Assist

Në rrugë të mbushura plot, ju do të ndjeheni i qetë.

A keni dëshiruar ndonjëherë një asistent, i cili të ketë mendjen tek trafiku për ju? Me sistemin e rregullimit të distancës ACC dhe sistemin e monitorimit vrojtimit të përfshirë në paketë Front Assist, përfshirë funksionin "City" të frenimit në rast emergjence dhe njohjen e këmbësorëve, ju do të ndjeheni më të relaksuar në rrugë.

Park Assist

Parkimi mund të jetë shumë i thjeshtë.

Parkoni gjithmonë vetë? Sistemi ndihmës opsional "Park Assist" mund t'ju heqë stresin në timon dhe t'ju lehtësojë gjetjen e një vendparkimi. Sensorët me ultratinguj do të zbulojnë nëse e-Golf-in tuaj e nxë vendi përkatës.

Sistemi ndihmës në trafik dhe “Emergency Assist”

Që t'i paraprish nëse nuk ecën më shumë.

Sistemi ndihmës opsional i trafikut ju ndihmon në trafikun nervozues ec-e-ndalo dhe në shmangien e aksidenteve tipike në trafik. Sistemi opsional "Emergency Assist" mund të detektojë nëse shoferi nuk është i aftë për të drejtuar mjetin dhe merr përsipër kontrollin e drejtimit të automjetit.

Sensori “Blind Spot” me sistem ndihmës të daljes nga parkimi

Besojani daljen nga parkimi makinës tuaj.

Sensori "Blind Spot" me sistem ndihmës të daljes nga parkimi ju paralajmëron brenda kufijve të sistemit, nëse ndonjë automjetet shfaqet në ndonjë cep të padukshëm. Gjatë daljes mbrapsht nga parkimi, sensori monitoron zonat anash dhe prapa makinës tuaj.

Komoditeti

Active Info Display

Shikoni pikërisht informacionet që ju dëshironi të.

Tacho ishte dje. Nëse dëshironi, zëvendësoni njoftimet klasike tub përkundrejt një ekrani me rezolucion të lartë. Instrumenti inovativ "Active Info Display" ju jep informacione që shkojnë përtej shpejtësisë dhe matjes së karburantit.

Rehati në qëndrim

Mbështetuni tamam.

Me dizajnin e sofistikuar, sediljet e e-Golf janë tërheqëse për syrin dhe të rehatshme për shpinën. Sidomos në udhëtimet e gjata më tepër komoditet është gjithmonë i mirëpritur.

Rehati në ecje

Që t'i paraprish, nëse nuk ecën më shumë.

Sistemi i ajrit të kondicionuar  "Air Care Climatronic" si pjesë standarde dhe Info Active Display e kthejnë çdo udhëtim me makinën tuaj e-Golf  në një përvojë të veçantë.

Pjesë lëkure

Ktheni hapësirën e brendshme në një Lounge.

Krijoni zonën tuaj të komfortit: me cilësi të lartë dhe fleksibël, pajisja me lëkurë opsionale "Vienna" ju ofron ndenjëse të rehatshme për shoferin dhe pasagjerin para duke mundësuar  një ambient klas.