VW e-Golf: ACC & Front Assist

Kur ndodheni në trafik, ndjeheni më i sigurt kur ka distancë të mjaftueshme me automjetin para. Rregullatori automatik i distancës ACC do t'ju ndihmojë për këtë. 

ACC mat distancën dhe shpejtësinë e automjeteve para. Në rresht dhe në bllokim nga trafiku, sistemi ngadalëson e-Golf-in  tuaj deri në qëndrim të plotë dhe riniset përsëri brenda një kohe të shkurtër në mënyrë automatike. Sistemi mund të ndalojë makinën tuaj në distancë të automjetit përpara, në bazë të kufijve të saj, me një shpejtësi deri në 210 km/h.

Ndonjëherë ndodh diçka e papritur, prandaj një frenim emergjent është i nevojshëm. Në raste të tilla vjen në ndihmë sistemi opsional i monitorimit  Front Assist. Nëse zbulohet një situatë kritike për përplasje brenda kufijve të sistemit, ju do të paralajmëroheni. Në situata veçanërisht kritike, sistemi ju ndihmon gjatë frenimit ose  frenon automatikisht për të ulur shpejtësinë e përplasjes. 

Funksioni i frenimit në rast nevoje "City"  mund të angazhohet në trafikun e qytetit me shpejtësi të ulët. Dhe zbulimi i këmbësorëve mund të perceptohet brenda kufijve të sistemit, për shembull, kur një këmbësor hyn papritur në rrugë. Sistemi ndihmës ju paralajmëron, ju ndihmon të frenoni ose frenon automatikisht, gjithmonë brenda kufijve të sistemit. Kështu mund të shmanget plotësisht në mënyrë ideale ose të paktën të reduktohen pasojat e një përplasjeje.

Mbyllur