VW e-Golf: Sensori Blind Spot me sistem ndihmës të daljes nga parkimi

Nëse ju afrohet nga mbrapa një makinë dhe nuk mund të shihet nga pasqyrat e pasme dhe anësore, atëherë ndodhet në një kënd të verbër. Para se të ndryshoni korsinë, ju ndihmon pamja këndore dhe tani, si shtesë e saj, edhe sensori opsional "Blind Spot". Ai tashmë mund të paralajmërojë me shpejtësi nga 15 km/h, me anë të një treguesi LED në pasqyrën e jashtme të e-Golf-it tuaj. Nëse nuk e vini re ende sinjalin anësor, drita fillon të pilsojë më shumë dhe tërheq vëmendjen e automjetit për tek pika e padukshme.

Kur kombinohet me sistemin e ndryshimit të korsisë "Lane Assist", sensori Blind Spot mund të paralajmërojë, brenda kufijve të tij, edhe me një ndërhyrje korrigjuese të drejtimit përpara ndryshimit të korsisë.

Nga ana tjetër, sistemi ndihmës i daljes nga parkimi ndihmon, brenda kufijve të sistemit, për daljen nga parkimi mbrapsht. Nëpërmjet sensorëve në prapakolp monitorohet trafiku prapa automjetit. Nëse afrohet në pjesën anësore një makinë, një çiklist ose një këmbësor, një sinjal dhe një njoftim në ekranin e sistemit infotainment paralajmërojnë. Nëse nuk përgjigjeni në kohë, sistemi mund të zvogëlojë pasojat e mundshme të një aksidenti ose përplasjeje duke aplikuar forcën e frenimit ose në rastin më të mirë ta parandalojë.

Mbyllur