VW e-Golf: Hapësira e brendshme

Pjesa e brendshme e e-Golf ka karakteristika e-specifike me dizajnin e vet të veçantë: me qepje blu në timon, levën e marshit dhe shtrojet e këmbëve. Lëkura e cilësisë së lartë mbizotëron në timonin multifunksional, marshin dhe levën e frenave të dorës.

Shumë mirë i përshtatur për e-Golf është sistemi standard navigacional "Discover Pro", i cili është plot me karakteristika të reja. Ekrani me ngjyra, me prekje, 23,4 cm (9,2-inç) jep një pasqyrë të plotë të informacionit përkatës, të tillë si distanca, konsumi i energjisë ose statistika të rikuperimit. Active Info Display dhe Powermeter do t'ju ndihmojnë për të parë menjëherë dhe lehtësisht informacionin më të rëndësishëm.

Dhe ka një tjetër tipar të veçantë: Pragu në hyrje dhe dekori në blu i ndriçimit të ambientit ofrojnë një atmosferë futuristike, kur ju udhëtoni me e-Golf-in tuaj gjatë natës.

Mbyllur