e-up!

Tërësisht elektrik. Perfekt për përdorim të përditshëm. e-up!

Për çdo ditë. Por kurrë i zakonshëm.

Dëshironi të kaloni në lëvizshmëri elektrike? Vetëm hipni! e-up! i ri e bën të mundur këtë. Motor i tij i fuqishëm elektrik i jep makinës kënaqësi për çdo grup dhe këtë e bën elektrikisht dhe me zero emetime në distancë deri në 160 kilometra. Zbuloni tani të gjitha ato që e bëjnë e-up! një shoqërues ideal për çdo ditë. Edhe për ju!

Galeria

Përjetoni karakteristikat e e-up! nga perspektiva të ndryshme.

Përjetoni karakteristikat e e-up! nga perspektiva të ndryshme.

Entuziast dhe i qëndrueshëm.

Deri në 160 km me zero emetime.

"e" për ne nënkupton jo vetëm elektronike dhe emetime zero, por edhe efikasitet. Kështu, e-up! kombinon një e-motor të avancuar me teknologji të reja dhe ofron deri në 160 kilometra distancë. Për argëtim të vazhdueshëm në qytet, por jo vetëm.

 

Nga A në B me "e".

Në mënyrë që e-up! të lëvizë gjithmonë i pakufizuar, Volkswagen ofron opsione të ndryshme karikimi për furnizimin e baterisë me jone litiumi gjithmonë të mjaftueshme dhe kjo në një mënyrë krejtësisht të pa komplikuar: Një mënyrë është karikimi i e-up! me kabull karikimi për priza në shtëpi ose në publik me rrymë alternative me kabull karikimi për pika karikimi AC. Këtu, koha për një karikim të plotë shkon nga gjashtë deri në dhjetë orë. Ose mund të zgjidhni instalimin e një Wallbox në shtëpi. Këto ofrohen nga ofruesit e energjisë së shtetit austriak. Kështu ju mund të keni rehati maksimale dhe lidhje përmes shtëpisë me maksimumin e mundshëm të performancës së karikimit. Kështu, koha e karikimit mund të shkurtohet edhe në shtëpi deri në gjashtë orë. Karikim më i shpejtë ofrohet nëpërmjet mënyrës me rrymë të drejtpërdrejtë. Për këtë janë në dispozicion gjithnjë e më shumë stacione publike karikimi, të cilat mund të lidhen me e-up!. Me sistemin e shpejtë të karikimit, CCS, janë të nevojshme vetëm 30 minuta për të karikuar baterinë në 80%.

CCS: një prizë karikimi për AC dhe DC.

Falë sistemit Combined Charging System (CCS) e-Up! ka nevojë vetëm për një prizë për të karikuar me dy lidhje të ndryshme: Rryme alternative (AC) nëpërmjet kabullit për prizat, stacionet e karikimit dhe Wallbox, si dhe rryma direkte (të drejtpërdrejtë) për karikim në stacionet publike.

Mbushje e lehtë: Think Blue. Card.

Nëse zgjidhni një e-up!, do të furnizoheni falas* për një vit dhe do të keni mundësi karikimi në një nga stacionet publike të këtyre partnerëve: Smatrics, Ella, Wien Energie, EVN ose kelag. Më shumë informacion mund të gjeni pranë partnerit tuaj Volkswagen.

 * E vlefshme për klientët privatë dhe të shoqërive. Volkswagen mban koston e karburantit në pikat e karikimit të ofruesit tuaj të zgjedhur që duhet të veprojnë në përputhje me parimin "Fair-Use" në vitin e parë (pra, dhënie në kushte familjare). Kontrata lidhet mes jush dhe partnerit tuaj të zgjedhur.

 

 

Lëvizshmëri suplementare pa probleme.

Çfarë ndodh në të vërtetë nëse keni për të bërë edhe 160 km të tjera? Nuk ka problem, sepse edhe kur gjatë ecjes e-up! e tejkalon distancën, ju nuk duhet të hiqni dorë nga fleksibiliteti maksimal. Kështu, mund të merrni me qira një automjet me sistem konvencional tek partneri ynë Europcar në mbarë botën, për të plotësuar lëvizshmërinë në çmime të veçanta, në Austri me financim përmes Porsche Bank deri në 30 ditë pa pagesë. Më shumë informacion mund të merrni tek e-partneri juaj VW. E vlefshme për klientët privatë dhe shoqëritë. Të përjashtuar janë klientët e flotës dhe autoritetet publike.

Ergänzungsmobilität ohne Probleme.

Was geschieht eigentlich, wenn Sie doch mal weiter als 160 Kilometer fahren müssen? Überhaupt kein Problem, denn auch bei Fahrten, die die Reichweite des e-up! überschreiten, brauchen Sie auf größtmögliche Flexibilität selbstverständlich nicht zu verzichten. So können Sie ein Fahrzeug mit konventionellem Antrieb als Ergänzungsmobilität zu Sonderkonditionen − in Österreich bei Finanzierung über die Porsche Bank für bis zu 30 Tage kostenfrei − bei unserem Partner Europcar weltweit mieten. Mehr Infos erhalten Sie bei Ihrem VW e-Partner. Gültig für Privat- und Unternehmerkunden. Ausgenommen sind Flottenkunden und Behörden.

 

-> Zur Händlersuche e-Mobilität

Çdo gjë në horizont nën kontroll.

Më të rëndësishmet gjithmonë para syve.

Më të rëndësishmet gjithmonë para syve: informacione e-specifike të tilla si konsumi i karburantit, niveli i ecjes dhe rikuperimit, distanca, konsumi aktual dhe mesatar apo monitorimi i performancës, ecja me llambë dhe treguesi i karikimit. Në sajë të qartësisë së panelit instrumental me njoftime në ekranin multifunksional, jeni gjithmonë të mirë informuar gjatë ecjes. Dhe me treguesin "maps + more" mund të përdorni telefonin tuaj inteligjent lehtësisht duke e lidhur me e-up!.

Klimë gjithmonë e mirë.

e-up! i ri siguron një klimë të mirë edhe në hapësirën e brendshme: me sistemin e ajrit të kondicionuar "Climatronic" si pajisje standarde, i cili vazhdimisht jo vetëm rregullon temperaturën, por parandalon edhe depërtimin e aromave të këqija.

Gjithçka, por margjinale.

Hapësira e brendshme e e-up! ofron një pamje e-specifike falë stilit të tij të veçantë.

Aty zë vend i lumtur.

Në sajë të dizajnit të tij të veçantë, ndenjëset integrale në e-up! jo vetëm që duken mirë, por edhe bëjnë të ndjehesh mirë. Materialet e përdorura dhe mjeshtëria e cilësisë janë dukshëm të ndjeshme. Me ndenjëset me ngrohtësi të instaluara si pajisje standarde para, ju pret një karakteristikë më shumë në e-up! dhe kjo dëshmon se komforti është shumë i rëndësishëm në hapësirën e brendshme.

maps + more.

e-up! i ri të impresionon jo vetëm me shumë hapësira projektimi, por edhe me lidhje moderne. Kështu p.sh. telefoni juaj inteligjent, duke përdorur aplikacionin Volkswagen "maps + more" dhe Radio "Composition Phone", e duke përfshirë mbajtësen, kthehet në udhëzuesin tuaj ideal gjatë ditës.

"e" e vogël, makinë e madhe

Risi që të magjeps.

Me e-up! e ri Volkswagen promovon teknologji pioniere. Dhe kështu klientët do të marrin sot një mjet elektrik të sofistikuar, të sigurt dhe mbi të gjitha, të përditshëm brenda standardeve të cilësisë dhe rehatisë. Një Volkswagen i vërtetë.

Motor.

e-up! e hedh poshtë paragjykimin se automjetet elektrike nuk janë në gjendje për të ecur mirë, me performancën maksimale 60 kW (82 KF) dhe xhirot motorike prej 210 Nm. Edhe vlerat e tjera të tij janë bindëse. Apo e kishit menduar ndonjëherë se do të ecnit vetëm me fuqinë e një bateri deri në 130 kilometra dhe përshpejtimin mund të arrijë nga 0 në 100 në 12,4 sekonda?

100 km kushtojnë rreth 2,40 €

Në 100 kilometra e-up! konsumon 11,7 kWh, kështu që vetëm 2,40 € (me çmimin e energjisë elektrike prej € 0.20 për kWh, Burimi: Monitor i çmimeve e-Control). Prandaj e-up! i ri është madje edhe automjeti elektrik më efikas i llojit të tij.

e-up!: Tani edhe për xhepin tuaj.

Sikur të mos mjaftonin risitë e shumta të e-up!, Volkswagen ofron edhe një karakteristikë të mëtejshme teknike: Një aplikacion inteligjent  që në kombinim me Car-Net Portal (Car-Net e-Remote) bën të mundur operimin në distancë të shumë funksioneve. Kjo jo vetëm që është jashtëzakonisht e rehatshme, por ju lejon të ndizni mjetin nga distanca dhe të përmirësoni konsumin.