VW Golf: ACC & Front Assist

 Kur ndodhesh në trafik, ndjehesh më i sigurt kur ka distancë të mjaftueshme me automjetin para. Rregullatori automatik i distancës ACC (pajisje standarde në Comfortline) do t'ju ndihmojë për këtë.

ACC mat distancën dhe shpejtësinë e automjeteve para. Në rresht dhe në bllokim nga trafiku, sistemi ngadalëson Golfin tuaj në bashkëpunim me kutinë opsionale të shpejtësisë DSG deri në qëndrim të plotë dhe riniset përsëri brenda një kohe të shkurtër edhe njëherë në mënyrë automatike. Sistemi mund të qëndrojë makinën tuaj në distancë të automjetit përpara në bazë të kufijve të saj, me një shpejtësi deri në 210 km/h.

Ndonjëherë ndodh diçka e papritur, kështu që një frenim emergjent është i nevojshëm. Në raste të tilla vjen në ndihmë sistemi opsional i monitorimit  Front Assist. Në qoftë se zbulohet një situatë kritike për përplasje brenda kufijve të sistemit, ju do të paralajmëroheni. Në situata veçanërisht kritike, sistemi ju ndihmon të frenoni apo edhe frenon automatikisht për të ulur shpejtësinë e përplasjes.

Funksioni i frenimit në rast nevoje City-Emergency mund të angazhohet në trafikun e qytetit me shpejtësi të ulët. Dhe zbulimi i këmbësorëve mund të perceptohet brenda kufijve të sistemit, për shembull, kur një këmbësor hyn papritur në rrugë. Sistemi ndihmës ju paralajmëron, ju ndihmon të frenoni ose frenon automatikisht, gjithmonë brenda kufijve të sistemit. Kështu mund të shmanget plotësisht në mënyrë ideale ose të paktën të reduktohen pasojat e një përplasjeje.

Mbyllur