VW Golf: Car-Net Guide & Inform

 

DPaketa e shërbimeve Car-Net Guide & Inform¹ bashkë me sistemet infotainment Discover Media dhe Discover Pro është në dispozicionin tuaj sipas dëshirës. Kështu mund të përdorni të dhënat aktuale nga interneti dhe të mësoni në kohë reale, nëse, për shembull, ka një bllokim trafiku ose në cilin vendparkim ka vende  të lira. Me anë të kërkimit të destinacioneve zbuloni destinacione të tjera të vlefshme si hotele, restorante apo pika karburanti.

 

Me Guide & Inform Plus¹, të cilin ju e merrni bashkë me Discover Pro falas për tre vjet, orientimi juaj do të lehtësohet shumë. Në këtë mënyrë do të keni një qasje të lehtë në imazhet satelitore dhe të detajuara nga Google Earth® dhe  imazhet panoramike 360 ° të Google Street View® (në Austri i pa disponueshëm).

 

1) Përdorimi i shërbimeve online Car-Net Guide & Inform është i mundur vetëm me pajisjet opsionale "Discover Media" dhe "Discover Pro". Mund të përdorni gjithashtu një pajisje të lëvizshme (p.sh. telefon inteligjent), e cila ka aftësinë për të vepruar si hotspot Wi-Fi. Përndryshe mund të përdoret me opsionin e lidhjes "Premium", një telefon celular me Remote SIM Access Profile (rSAP) ose një kartë SIM me opsionin e telefonit dhe të dhënave. Shërbimet Car-Net Guide & Inform janë në dispozicion vetëm me një kontratë ekzistuese ose të veçantë mes jush dhe ofruesin tuaj të telefonisë celulare, dhe vetëm në mbulimin e rrjetit përkatës celular. Nëpërmjet marrjes së paketave të të dhënave nga interneti, në varësi të tarifimit celular dhe sidomos jashtë vendit, ekzistojnë kosto shtesë (p.sh. tarifat roaming). Për shkak të volumit të madh të të dhënave në kuadër të përdorimit të Car-Net Guide & Inform është e rekomanduar një marrëveshje me një normë fikse me ofruesin tuaj të kompanisë celulare! Për përdorimin e Car-Net Guide & Inform është e nevojshme një marrëveshje e veçantë që duhet të lidhet me Volkswagen AG. Pas dorëzimit të automjetit, konsumatori ka 90 ditë kohë për të regjistruar automjetit nën www.Volkswagen.com/car-net. Disponueshmëria e shërbimeve Car-Net Guide & Inform mund të ndryshojnë në varësi të vendit. Këto shërbime ofrohen dhe janë në dispozicion për kohëzgjatjen e periudhës së kontratës dhe mund të pësojnë ndryshime thelbësore. Për më shumë informacion mbi Car-Net Guide & Inform, vizitoni faqen www.Volkswagen.com/car-net dhe informohuni pranë partnerit tuaj Volkswagen, në lidhje me kushtet e tarifave celulare pranë ofruesit tuaj të shërbimit celular.

Mbyllur