WV Golf: Dizajn i ndriçimit

 

Fenerët halogjenë në seri me dritat e ditës LED ju sigurojnë pamje optimale edhe në kushte të ulëta ndriçimi. Falë rregullatorit të dritës, që është po ashtu standard, kompensohet gama e rrezes së dritës në kushte të ndryshme ngarkese.

 

Me dritat opsionale LED, dizajni i Golfit të ri vjen me avantazhe shumë të mira. Ato janë kursimtare të energjisë dhe ofrojnë një lehtësi drite në sytë tuaj të ngjashme me spektrin e dritës së diellit. Kjo do t'ju ndihmojë për të mbajtur në fushëpamjen tuaj rrugën dhe përdoruesit e tjerë të rrugës, edhe në kushte të pa favorshme.

 

Dritat e integruara të kthesës, si pajisje opsionale, ju ndihmojnë të zbuloni menjëherë pengesat në kthesa. Pamja e mirë gjithashtu inkurajohet me pajisjen opsionale, sistemin e pastrimit të dritës (me llambë paralajmëruese për nivelin e ulët të lëngut pastrues). Ndër karakteristikat e dizajnit të ndriçimit përfshihen fenerët e pasëm fakultativë me teknologjinë LED 3D me spote dinamikë anësorë: një shirit drite i animuar që tregon drejtimin e kthesës.

Mbyllur