VW Golf: Motorët

 

Motorët e benzinës TSI të impresionojnë me punën dhe kursimin. Edhe në shpejtësi të ulët, ju do të përfitoni xhiro maksimale. Agregatët me kombinimin e kapacitetit të vogël në kubik, turbos dhe injektimit të drejtpërdrejtë, lejojnë një shpërndarje uniforme të forcës. Për këtë përdoret teknika e zvogëlimit: Këtu motorët arrijnë një performancë të lartë, pavarësisht kapacitetit në kubik relativisht të vogël.

 

Motorët TDI janë motorë turbo me naftë dhe injeksion të drejtpërdrejtë të karburantit me teknologji Common-Rail. Ata karakterizohen nga kursimi, xhiro të larta dhe performancë shumë të lartë. Ata janë gjithashtu shumë të qetë gjatë funksionimit dhe falë xhirove të larta ofrojnë një stil sportiv në ngarje.

 

Motori TGI BlueMotion është projektuar edhe për funksionim me gaz natyror me kosto të ulët dhe me benzinë. Me të dy serbatorët të mbushur, ju mund të udhëtoni në rrugë të gjata me një distancë mbresëlënëse totale deri në 1300 km. Kështu, që hapësira e bagazheve të mbetet e pakufizuar, bombola e gazit është projektuar si një zgjidhje poshtë mjetit duke ofruar më shumë hapësirë.

Mbyllur