VW Golf: Përzgjedhja e profilit të ecjes

 

Në Golfin e ri jeni në rrugë me dy mënyra: dinamikë dhe ekonomikë. Por a do të dëshironit ndonjëherë që automjeti juaj të ishte më sportiv? Do të dëshironit të ishte edhe më kursimtar në karburant? Me zgjedhjen opsionale të profilit të ecjes, ju vendosni në varësi të situatës dhe nevojave personale. Thjesht zgjidhni profilin e dëshiruar me një buton apo në ekranin me prekje në sistemin tuaj infotainment. Më pas sistemi motorik, sistemi i drejtimit dhe sistemi i transmetimit DSG përshtaten automatikisht.

 

P.sh. profili i ecjes ECO ndihmon shoferin për një ecje më ekologjike dhe eficiente në karburant. Për këtë, ai përshtat ndër të tjera performancën e motorit dhe aktivizon sistemin "Start-Stop", nëse është i fikur. Krahas kësaj, aktivizohet një kontroll i optimizuar i konsumit të ajrit të kondicionuar dhe një menaxhim termik. Nëse keni zgjedhur kuti shpejtësie DSG, ky profil mundëson një ndërrim më të hershëm marshi dhe nis funksionin e rregullimit automatik të shpejtësisë për kursim të energjisë sa më shpesh të jetë e mundur.

 

Sigurisht ju mund të shijoni komoditetin e zakonshëm. Profili i ecjes NORMAL e mundëson këtë. Apo dëshironi të kundërtën, të jeni më sportiv në rrugë ose doni t'u përgjigjeni sfidave të një rruge me kthesa? Profili SPORT është i duhuri për ju. Më shumë fleksibilitet është opsioni INDIVIDUAL: Në të, ju mund të kombinoni karakteristikat individuale sipas preferencave tuaja dhe madje edhe të ruani parametrat tuaja të preferuara për ngrohjen, ajrin e kondicionuar dhe dritat. 

Mbyllur