VW Golf: Radio

 Ndër karakteristikat kryesore të radios standarde Composition Colour është një ekran me prekje, me ngjyra, që përfshin një madhësi ekrani prej 16,5 cm (6,5 inç). Nga tetë altoparlantë dëgjoni stacionet e radios FM apo muzikë në format MP3 ose WMA. Si burim i muzikës mund të shërbejë një kartë SD, një lexues CD-sh apo edhe një lidhje AUX-IN nga një pajisje e jashtme.

 Radio Composition Media (standarde për Highline) përfshin tetë altoparlantë. Ajo ka një vend për CD dhe ka mundësi lidhjeje të radios së lartpërmendur dhe një lidhje USB e një  lidhje Bluetooth për telefonat celularë. Për më tepër, ajo është e përshtatshme për t'u përdorur për shkak të ekranit me ngjyra, me prekje, mjaft të madh 20,3 cm (8 inç).

 Të dyja pajisjet kanë një antenë Diversity që  kontribuon edhe në kushte të vështira moti për një kapje të mirë të valëve.

Mbyllur