VW Golf: Sistemi ndihmës në trafik dhe Emergency Assist

 Sistemi opsional ndihmës ne trafik përdor funksione të provuar si rregullatorin automatik të distancës ACC dhe sistemit ndihmës të ndryshimit të korsisë "Lane Assist" për të lejuar një rezultat të rehatshëm në ecje edhe gjatë një bllokimi në trafik. Kështu Golfi juaj ndjek automjetin përpara dhe kontrollon automatikisht gazin dhe frenat brenda kufijve të sistemit. Automjeti qëndron më i sigurt në rrugë.

Sistemi opsional Emergency Assist aktivizohet automatikisht kur nuk ka aktivitet nga ana e shoferit dhe nuk ka asnjë reagim, pavarësisht nga paralajmërimi. Pastaj, sistemi bën përpjekje për të reaguar duke frenuar, duke dhënë sinjale paralajmëruese, duke paralajmëruar me drita jo vetëm për të paralajmëruar shoferin, por edhe udhëtarët dhe përdoruesit e tjerë të rrugës. Nëse edhe në këtë rast nuk ka reagim për marrjen e kontrollit të automjetit, automjeti ngadalësohet deri në qëndrim të plotë. Një aksident mund të parandalohet në kuadër të kufijve të sistemit.

Mbyllur