VW e-Golf: Sistemi telefonik

 Mos humbni më asnjë telefonatë, por njëkohësisht qëndroni të përqendruar në trafik. Për telefonata të rehatshme gjatë udhëtimit kujdesen dy ndërfaqet telefonike opsionale. Ato ofrojnë një cilësi  veçanërisht të lartë zëri në sajë të procesorit dixhital të zërit, mikrofonit të cilësisë së lartë në tavan dhe altoparlantëve të automjetit. Kapje më e mirë valësh edhe në mbulime kritike rrjeti, falë lidhjes me antenën e jashtme. 

Në versionin Comfort, telefoni celular lidhet me antenën e jashtme nëpërmjet një fushe induktive, pra një lidhje pa tel përmes konsolës qendrore. Kështu nuk është më e nevojshme blerja e mbajtëseve të celularit. Në versionin Premium, telefonatat e filluara jashtë makinës mund të transferohen në telefonata pa duar, ndërkohë që telefoni qëndron në xhep. Shërbimi funksionon me anë të kontrollit të zërit nëpërmjet timonit multifunksional ose sistemit infotainment. Fare thjesht dhe ashtu si doni ju.

 Nëpërmjet marrjes së paketave të të dhënave nga interneti, në varësi të tarifimit celular dhe sidomos jashtë vendit, ekzistojnë kosto shtesë (p.sh. tarifat roaming). Volkswagen ju rekomandon të bëni marrëveshje për një plan të pakufizuar të të dhënave me ofruesin përkatës të shërbimit celular.

Mbyllur