Amarok fiton vlerësimin 'International Pick-up Award 2018'

2017-11-27

 

Modeli Amarok i Volkswagen Makina Tregtare ka fituar çmimin 'International Pick-up Award 2018' (IPUA 2018). Ashtu si paraardhësi i tij në vitin 2010, Amarok-u i ri, tani me motorë të fuqishëm V6, gjithashtu ka arritur të fitojë jurinë e gazetarëve të transportit.

 

"Ne jemi shumë krenar që kemi marrë vlerësimin IPUA 2018 dhe ndihemi të nderuar me vendimin e jurisë së ekspertëve ndërkombëtarë. Me Amarok-un e ri, ne kemi prezantuar edhe një herë atë që konsumatorët duan duke sjellë modelin me aftësi më të mira për t'u vendosur në çdo lloj terreni, kjo është më shumë sesa thjeshtë luks i pastër dhe stil jetese ", tha Dr Eckhard Scholz, Kryetar i Bordit të Menaxhimit të Makinave Tregtare Volkswagen, në prezantimin e Çmimit 'International Pick-up Award 2018' në Lyon. "Unë premtoj se do të vazhdojmë të japim zgjidhjet më të mira për klientët tanë për të lehtësuar jetën e tyre dhe punën e përditshme", theksoi Dr Scholz.

Juria vlerësoi Amarok-un si epitetin e 'work hard, play hard', një element thelbësor i të gjithë segmentit "pick-up". Dizajni i qartë, ndjesia fantastike që të fal dhe pjesa fundore, shkurt mjeshtëria e përdorur, u veçua në mënyrë specifike nga juria si faktorë kyç në vendimin e tyre. Madhësia e kabinës së dyfishtë me hapësirë për pesë persona, kjo pikë referimi e segmentit, gjithashtu impresionoi me dizajnin modern. Vendet ergoComfort për shoferin dhe pasagjerët, të zbukuruara me logon AGR të 'German Healthy Backs Society', gjithashtu fituan pëlqimin e jurisë, e cila përveç kësaj thekson transmisionin automatik unik eight-speed  dhe specifikën e motorit të gjerë V6 të segmentit .

Anëtarët e jurisë u morën veçanërisht me aftësinë drejtuese në rrugë dhe jashtë saj të Amarok V6: "Përpunimi dhe elasticiteti i motorit vendosën një standard të ri në segment". Duke shtuar në shpjegimin e tyre pse i dhanë çmimin: "Performanca nuk është një sfidë për Volkswagen Amarok V6. Zgjedhja e saj e gjerë e motorëve TDI 3 litërsh, që variojnë nga 120 në 190 kW, plotësojnë dëshirat e çdo grupi konsumatorësh përsa i përket fuqisë dhe çiftit rrotullues. "

Amarok-u i gjeneratës së dytë me motorin e tij V6 është një "hit" për klientët: këtë vit, deri në fund të tetorit, Volkswagen Makina Tregtare kanë furnizuar konsumatorët me 65.200 automjete nga vargu Amarok (krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar: 57.600 njësi). Kjo paraqet një rritje prej 13.2%.

Gjithashtu gjatë ceremonisë u prezantuan dhe vlerësimet për "Van of the year 2018" u prezantuan në pritjen gala të mbajtur gjatë 2017 Solutrans International Transport Show: këtu Volkswagen Caddy TGI, Volkswagen Makina Tregtare' CNG- powered delivery van dhe familja MPV, gjithashtu siguruan një vend në mesin e tre të parëve.

Çmimi 'International Pick-up Award 2018' jepet vetëm një here në dy ose tre vjet nga një përzgjedhje e anëtarëve të jurisë së IVotY (International Van of the Year), një grup gazetarësh të njohur nga 25 vende. Gjashtëmbëdhjetë prej tyre vlerësojnë automjetet e nominuara në mënyrë të pavarur nga njëri-tjetri sipas kritereve të përcaktuara më parë. Volkswagen Amarok fitoi IPUA në vitin 2010 dhe kështu u bë i vetmi pick-up që merr këtë çmim për herë të dytë.