Numërimi mbrapsht ka filluar…

2017-03-05

Volkswagen është duke zgjeruar linjën e modeleve me një model avangard gran turismo: Arteon-in e ri. Modeli Fastback, i pozicionuar përbri Passat-it, do të prezantohet në publik për herë të parë në Geneva International Motor Show (9 - 19 mars).

Kombinimi i dizajnit avangard të menduar mjaft mirë, ishte objektivi kryesor për dizajnerat dhe zhvilluesit e modelit të ri Arteon. Rezultati një pamje e brendshme mjaftë e bollshme - me mjaftueshëm hapësirë në të gjitha sediljet - e cila është e jashtëzakonshme duke patur parasysh formën e trupit. Elementët kyç të projektimit të Arteon-it karizmatik, përfshijnë një front end krejtësisht të ri para, në të cilën fenerët LED dhe dritat e ditës running bashkohen me traversat e grilës së radiatorit prej kromi dhe mbulesës. Seksioni i sipërm është një tjetër tipar përcaktues i dizajnit të tij.

Ndër karakteristikat e tjera që do prezantohen në debutimin e Arteon-it, përfshijnë gjeneratën e fundit të sistemit të ndihmës së shoferit (driver assistance systems). Gjithashtu janë shtuar karakteristika interesante që janë prezente në automjetet e nivelit premium. Ky kombinim unik e bën Arteon-in një nga prodhimet më tërheqëse në segmentin e tij.