Volkswagen Passat

27.07.2020

Edhe pse një Passat i vertetë në pamje dhe komfor, gjenerata e fundit vjen me një tekonologji krejt ndryshe!

Në versionin GTE, Passat i ri është më ekonomik se kurrë dhe ofron një performancë të pa kompromis. Me tekonologjine Plug in Hybrid e cila kombinon motorin e benzines dhe atë elektrik, vozitesi i Passat GTE ka gjithmonë në dispozicion deri në 215 kuajfuqi, perderisa shpenzimet e kombinuara të vetures janë rreth 3-litra për 100 kilometra.

Me një bateri të mbushur plot, Passat GTE mund ti përshkoj deri në 50 kilometra vetëm me energji elektrike dhe të zhvilloj një shpejtësi deri në 140 kilometra në ore.

Pra për një vozitje të perditshme që nuk kalon 50 kilometra, Passat GTE mund të shfrytëzohet edhe si një veturë komplet elektrike, mfjaton që gjatë kohës kur nuk është në shfrytëzim vetura të mbushet.

Vetura mund të mbushet në një prizë të thjeshtë shtëpiake për një kohë prej 8 orëve

Ndërsa nëse keni akses në mbushës industrial më të shpejtë, atëherë Passat GTE mund ta rimbushni edhe në një kohë prej 3 orëve.

Passat GTE gjithashtu ri-mbushet edhe gjatë vozitjes kur ka nevojë nga motorri me benzinë apo në momentin e frenimit duke shfrytëzuar "Breaking Mode

Përveq teknologjisë së vozitjes, Passat GTE ofron edhe teknologjinë më të avansuar për komofrin tuaj.

Një interier dhe ulëse të veshura me Alcantara, ndriqim ambienti shumë ngjyrësh, gjenerata e re e Active Info Display dhe versioni më i ri ë sistemit të Navigimit, ju bejnë që të ndjeheni vërtetë premium.

 Çmimoren e modelit mundeni ta shkarkoni në linkun:

Nis Video