Passat

Passat. Plot besim, si ju.

Kur suksesi merr formë.

Gjëja më e mirë për sukses është të arrish më në fund atë që ke pasur në mendje. Ose thjesht ta rimodelosh atë. Me Passat, ju mund t'i bëni të dyja, për shkak se ai të bind si nga jashtë edhe nga brenda. Kështu mendojnë edhe juria e çmimeve "Car of the Year" dhe "iF-Gold". Të dy votuan Passat-in si fitues të vitit 2015.

 

Plot besim, si ju.

Sovraniteti është rezultati i pikave të forta. Dhe aftësia për ta traspozuar këtë në botën e jashtme. Passat-in e sheh menjëherë se sa progresiv është. Ndër karakteristikat më të goditura të jashtme përfshihen dritat LED opsionale të dallueshme në formë dhe dritat standarde LED, si dhe  linjat anësore dinamike. Për më shumë hijeshi kujdesen ndëraksi i gjatë dhe pjesa e pasme e shkurtër.

Galeria

Përjetoni karakteristikat e Passat-it nga perspektiva të ndryshme.

Përjetoni karakteristikat e Passat-it nga perspektiva të ndryshme.

Infotainment

Radio dhe navigim

Sa mirë kur mund të zgjedhësh vetë kopilotin.

Në makinën tuaj Passat e përcaktoni ju se çfarë do të ndodhë. Por ka dy radiostacione në zgjedhjen tuaj: me altoparlantë përkatës, teknologji të lehtë për t'u përdorur dhe shumë opsione lidhjesh. Ose merrni një nga dy sistemet opsionale të navigimit, të cilat nga ana multimediale nuk lënë asgjë për të dëshiruar.

Car-Net "Guide & Inform"

Mos udhëtoni më pa internet.

Në shumë fusha të jetës mund të jenë i dobishëm interneti, si p.sh. në makinë. Mbani për shembull informacion të përditësuar për të dhënat e trafikut. Kështu mund të planifikoni përpara ose të ndryshoni rrugën tuaj. Shërbimet opsionale online Car-Net "Guide informo¹ " ofrojnë edhe më shumë.

 

App-Connect

Volkswagen juaj kthehet në një telefon inteligjent me rrota.

Telefoni inteligjent e bën jetën tuaj të përditshme më të lehtë në shumë raste. Me funksionin opsional Car-Net App Connect, ai mund të jetë i dobishëm edhe gjatë ecjes. Që të mos jeni të hutuar, përdorni aplikacionet e përputhshme nëpërmjet prekjes së sistemit tuaj infotainment. 

DYNAUDIO Confidence

Nuk do t'u besoni veshëve.

Tingulli i  mrekullueshëm i sistemit opsional DYNAUDIO Confidence do t'u shijojë pafund bashkudhëtarëve tuaj. Për shkak të kombinimit të saktë të dymbëdhjetë altoparlantëve, do të përjetoni perfeksionin e tingullit High-End në gjithë pjesën e brendshme.

Përgatitja për telefonata me celular.

Me të dyja duart në timon, ju mund të telefononi i sigurt.

Qëndroni në kontakt edhe kur jeni në timon, nëse dëshironi. Me lidhjen telefonike opsionale "Comfort" dhe "Premium" ju mbani të dyja duart në timon dhe keni trafikun nën kontroll.

Kontrolli zanor

Sistemi juaj infotainment e kupton atë që ju dëshironi.

Me kontrollin zanor mund të kontrolloni shumë funksione të sistemit infotainment shpejt dhe lehtë. Si përshembull pajisjet opsionale "Discover Media" dhe "Composition Media".

Volkswagen Media Control

Ju kontrolloni makinën, pasagjerët tuaj muzikën.

Volkswagen Media Control gjithashtu i lejon pasagjerët tuaj të pasmë të operojnë sistemin infotainment: i lehtë dhe i rehatshëm nëpërmjet një PC-tableti.

Sistemet ndihmëse

Pamje e mjedisit përreth "Area View"

Katër kamera ju tregojnë çfarë ndodh rrotull.

 

Kur dilni nga një hapësirë parkimi në qendër të qytetit apo gjatë manovrimit në një terren të vështirë, a nuk do të ishte mirë të kishit një fushë më të gjerë vështrimi rreth makinës tuaj? Sistemi opsional "Area View" me katër kamera e bën të mundur këtë.

ACC & Front Assist

Në rrugë të mbushura plot, ju do të ndjeheni i qetë.

A keni dëshiruar ndonjëherë një asistent, i cili të ketë mendjen tek trafiku për ju? Me sistemin e rregullimit të distancës ACC dhe sistemin e vrojtimit të përfshirë në paketën Front Assist, përfshirë funksionin e frenimit në rast emergjence, ju do të ndjeheni më të relaksuar në rrugë.

Sistemi ndihmës i parkimit "Park Assist"

Besojani parkimin makinës suaj.

Edhe nëse jeni ndër të paktët që nuk e keni problem të manovroni në vende të ngushta, sistemi opsional ndihmës i parkimit "Park Assist" do t'ju frymëzojë  gjithsesi, sepse sistemi jo vetëm që zbulon hapësira të përshtatshme parkimi, por edhe ju drejton. 

Detektim i këmbësorëve

Ju ndihmon të mbroni më mirë këmbësorët.

Detektimi i këmbësorëve është një sistem i Volkswagen-it, i cili, brenda kufijve të tij, mund të parandalojë aksidentet që përfshijnë këmbësorët ose të reduktojë pasojat. 

Emergency Assist

Ndalon makinën kur nuk mundeni.

Në rast urgjence mjekësore, funksioni opsional Emergency Assist mund të paralajmërojë pasagjerët dhe përdoruesit e tjerë të rrugës dhe të kontrollojë Passat-in deri në ndalim të plotë. 

Sistemi ndihmës në trafik

Që ju të ndjeheni rehat në një trafik "ec-e-ndal".

E ndihmon shoferin në trafikun "Stop-and-go" dhe mund të ndihmojë në shmangien e aksidentet në trafik: sistemi opsional inovativ i ndihmës në trafik.

Sistemi ndihmës i rimorkios "Trailer Assist"

Kthejeni manovrimin me rimorkio në një lojë fëmijësh.

Sistemi opsional ndihmës i rimorkios "Trailer Assist" ju heq kaq shumë punë.

Efikasiteti

Motorët

Përfitoni nga fuqia tërheqëse më e lartë e kombinuar me konsum më të ulët.

Kaloni shumë kohë në rrugë, por dëshironi të mbani të ulët konsumin e karburantit? Motorët tanë TDI me naftë dhe motorët e benzinës TSI janë optimizuar për efikasitet, fuqi e performancë dhe për të përmbushur standardin Euro 6.

 

Frena kundër përplasjes së shumëfishtë

Në rast aksidenti, nuk duhet të shkaktoni aksidente të tjera.

Frenat standarde kundër përplasjes së shumëfishtë ndihmojnë që të mos ndodhin përplasje të shumëfishta. Sistemi bën të mundur që pas një aksidenti të shmangen përplasjet e mëtejshme dhe të parandalohet rrëshqitja. Brenda kufijve të sistemit, bëhet e mundur që Volkswagen-i juaj të ndalojë sa më shpejt të jetë e mundur.

 

Sistemi proaktiv i mbrojtjes së pasagjerëve

Që ju të jeni të përgatitur automatikisht për më të keqen.

Aktivizohet kur situata bëhet kritike: sistemi proaktiv i mbrojtjes së pasagjerëve ndërmerr masa sigurie kur ju kërcënoheni nga një aksident në Volkswagen-in tuaj. 

 

 

Komoditeti

Sistem drejtimi progresiv

Më pak përpjekje në drejtim, më shumë dinamikë.

Passat është sovran, por edhe drejtohet me kënaqësi. Sidomos me një sistem drejtimi të përparuar progresiv, i cili të jep kënaqësi si në përdorimin sportiv, ashtu edhe në atë të përditshëm.

Head-up-Display

Për të ruajtur një pamje të saktë.

Funksioni opsional Head-up-Display ofron informata të rëndësishme në udhëtim, të tilla si sinjalet në rrugë dhe udhëzimet e navigimit në fushëpamjen e menjëhershme të shoferit: direkt në xhamin ballor.

Active Info Display

Shikoni vetëm ato informacione që dëshironi.

Në linjën Highline, sistemi instrumental inovativ në seri Active Info Display ofron, në sajë të profileve të shumëfishta, informacione të qarta dhe të arritshme në çdo kohë.

 

Sistemi i ajrit të kondicionuar "Pure Air Climatronic"

Kujdeset për një klimë individuale gjatë udhëtimit.

Shumë nxehtë, shumë ftohtë, apo diçka në mes? Gjetja temperaturës së duhur nuk mund të jetë e lehtë sidomos me disa pasagjerë. Me ajrin e kondicionuar opsional me 3 zona "Pure Air Climatronic", ku përfshihen edhe filtra alergjen, diskutimet për klimën i përkasin të kaluarës. Nga linja "Comfortline" është pjesë e pajisjeve standarde.

 

Ndenjëse ergoComfort

Nëse kujdeseni me zemër për shpinën tuaj. 

Funksioni opsional i ndenjëses me masazh me ngrohje ergoComfort ofron rehati maksimale. Ju mund të përshtatni lehtësisht ndenjësen e shoferit sipas shtatit të trupit tuaj dhe të lehtësoni shpinën. 

 

R-Line

R-Line Exterieur

Optika mund tensionin.

Paketa e Passat "Exterieur" R-Line thekson pamjen e saj sportive me spoilerin e pasmë dhe prapakolp në stilin "R". Gjithashtu goditës: difuzori i zi me shkëlqim dhe perdet trapezoid.

R-Line "Interieur"

Entuziazmi është i kontrollueshëm.

Edhe pasi jeni brenda, Passat-i të magjeps menjëherë: me paketën R-Line "Interieur".

Çmimore