VW Passat: Active Info Display

 

Me sistemin e ri opsional Active Info Display (standarde në linjën Highline) shijoni në Passat-in tuaj avantazhet e një grupi instrumentesh me rezolucion të lartë, falë ekranit TFT 31 cm (12,3-inç) me ngjyra.

 

Me anë të profileve Info, ju mund të vendosni në mënyrë specifike prioritetet në të dhënat që do të shfaqen në grupin e instrumenteve, përveç përmbajtjeve tradicionale, të tilla si: takeometër, shpejtësimatës dhe rrugëmatës. Këto profile informacioni i zgjidhni shpejt dhe me lehtësi përmes timonit multifunksionale të Passat-it tuaj.

 

Të përshtatura për nevojat tuaja, ju mund të merrni për shembull, të dhëna të hollësishme për udhëtimin ose të caktoni sipas dëshirës pamjen vizuale të sistemeve tuaja ndihmëse.

 

Një koncept i sofistikuar i ekranit siguron një paraqitje të qartë dhe fleksibël duke e bërë përdorimin optimal të sipërfaqes ekzistuese: Kështu, pjesa qendrore mund të pasurohet brenda kanaleve me të dhëna shtesë. 

Mbyllur