VW Passat: Car-Net "Guide & Inform"

 

Interneti në makinën tuaj Volkswagen quhet Car-Net. Pas saj qëndrojnë shërbime praktike dhe aplikacione të dobishme. Paketa e shërbimeve Car-Net "Guide & Inform¹ " është në dispozicion sipas kërkesës suaj bashkë me sistemin infotainment "Discover Media" ose "Discover Pro". Me anë të lidhjes me internetin, mund të përdorni të dhëna, aktualiteti i të cilave është vështirë për t'u kaluar. Për shembull, nëse diku ka një bllokim trafiku, ju e mësoni atë online pothuajse në kohë reale. Veçanërisht e rehatshme: rruga juaj do të rregullohet automatikisht në përputhje me rrethanat.

Car-Net bën kërkimin dhe gjen vende interesi, restorante të shumta tërheqëse. Edhe vende të tjera me interes për ju mund të gjenden shpejt. Një hotel, pikë karburanti apo kinema e hapur. Të dhënat nga interneti japin disa zbulime argëtuese e të dobishme.

Me shërbimin "Guide & Inform Plus", të cilin mund ta përdorni pa pagesë për tre vjet bashkë me sistemin e navigimit "Discover Pro", orientimi juaj do të bëhet shumë i lehtë. Ju në këtë mënyrë do të keni qasje në imazhet satelitore dhe të detajuara të regjistrimeve Google Earth ®.

  

1) Përdorimi i shërbimeve online (Car-Net) është i mundur në një pajisje të lëvizshme (p.sh. celular inteligjent), i cili ka aftësinë për të vepruar si hotspot WLAN. Shërbimet e Car-Net "Guide & Inform" është në dispozicion vetëm me anë të një kontrate ekzistuese ose të veçantë mes jush dhe kompanisë suaj celulare, dhe vetëm në mbulimin e rrjetit përkatës celular. Nëpërmjet aktivizimit të paketave të të dhënave nga interneti, në varësi të planit tuaj të shërbimit dhe sidomos kur veprojnë jashtë vendit, ekzistojnë kosto shtesë (p.sh. tarifat roaming). Për shkak të volumit të të dhënave të përdorimit të Car-Net rekomandohet fuqimisht një marrëveshje e një norme të sheshtë me ofruesin tuaj të shërbimit celular! Për të përdorur funksionin Car-Net, ai vihet në dispozicion vetëm me një marrëveshje të veçantë me Volkswagen AG. Klienti ka 90 ditë kohë, pas dorëzimit të automjetit, për të regjistruar automjetin në adresën: www.volkswagen.com/car-net. 

Disponueshmëria e shërbimeve të sistemit Car-Net "Guide & Inform" mund të ndryshojë në varësi të shteteve të ndryshme. Këto shërbime ofrohen për çdo periudhë të caktuar me kontratë dhe mund t'u nënshtrohen ndryshimeve thelbësore. Për më shumë informacion mbi Car-Net, vizitoni www.wolkswagen.com/car-net dhe drejtohuni tek partneri juaj Volkswagen për më shumë informacion në lidhje me kushtet e tarifave celulare nga ofruesi juaj i shërbimit.

Mbyllur