VW Passat: Detektim i këmbësorëve

 

Detektimi i këmbësorëve është një zgjerim i sistemit të mbikëqyrjes së mjedisit "Front Assist" me funksionin e frenimit emergjent dhe është në dispozicion me paketën opsionale të sigurisë për Passat Highline me kutinë e shpejtësisë DSG. Nëpërmjet dy sensorëve në pjesën para automjetit, një radari në grilën e radiatorit dhe një kamere në pasqyrë, sistemi mbikëqyr zonën rreth Passat-it dhe regjistron, për shembull, kur një këmbësor hyn papritur në rrugë. Do të paralajmëroheni menjëherë me një sinjal akustik dhe vizual. Nëse nuk vendosni të frenoni, do të njoftoheni me një goditje të lehtë të frenave në distancën kritike. Në të njëjtën kohë bëhet i mundur dhe një bashkëpunim në frenim, për të pasur në dispozicion forca maksimale frenimi. Nëse nuk e keni ngadalësuar ende mjetin, sistemi, brenda kufijve të tij, kryen automatikisht një frenim emergjent. Kështu idealisht mund të shmanget plotësisht ose të paktën të reduktohen pasojat e një përplasjeje.

 

Mbyllur