VW Passat: DYNAUDIO Confidence

 

Dynaudio është një nga prodhuesit kryesorë të altoparlantëve High-End. Muzikantë, inxhinierë zëri dhe perfeksionistët e tingullit janë mbështetur në markën daneze që prej vitit 1977. Ata vlerësuan riprodhimin natyral të tingullit i cili mundëson dëgjimin e muzikës sa më afër origjinalit, ashtu siç është regjistruar.

 

Sistemi opsional i tingullit DYNAUDIO Confidence, me dymbëdhjetë altoparlantë, duke përfshirë altoparlantin qendror e subwoofer dhe një prodhim total prej 700 vat, ofron  një përvojë muzikore fantastike. Një përforcues dixhital me 16 kanale me DSP (përpunues dixhital sinjali) mund të kualifikojë zërin në mënyrë të tillë që në çdo vend të krijohet një skenë muzikore optimale. Në sajë të katër profileve të ndryshme të tingullit, mund të zgjidhni nëse doni të dëgjoni me zë të qetë ose të kuptoni mirë gjuhën e folur. 

Mbyllur