VW Passat: Motorët

 

Në sajë të teknologjisë Common-Rail, motorët TDI nga Volkswagen kujdesen për fuqi maksimale me konsum të ulët karburanti. Automjetet e kësaj gjenerate motorësh me naftë operojnë me injeksion të drejtpërdrejtë dhe turbo. Këtu, nafta është e injektuar në mënyrë dinamike nëpërmjet një shpërndarësi. Motorët TDI karakterizohen nga kursimi, xhirot rrotulluese të larta dhe performanca shumë e mirë. Falë xhirove rrotulluese të larta, agregatet ofrojnë një stil sportiv në ecje. Ata janë veçanërisht pa zhurmë në operim.

 

Motorët inovativ TSI me benzinë nga Volkswagen ofrojnë performancë të lartë me fuqi të lartë, duke mundësuar konsum të ulët. Me kombinimin e hapësirës së vogël, turbos dhe injektimit të drejtpërdrejtë, ofrojë më shumë energji dhe efikasitet të jashtëzakonshëm. Për këtë Volkswagen përdor teknologjinë Downsizing. Këtu motorët ofrojnë një performancë të lartë, pavarësisht hapësirës relativisht të vogël. Kjo teknikë në industrinë e automjeteve është aktualisht mënyra më efektive për të kursyer karburant.

 

Një karakteristikë e paletës motorike është motori më i fortë me katër cilindra nafte nga Volkswagen. Pavarësisht nga fuqia 176 kw (240 kf), TDI 4MOTION SCR të bind me një konsum mesatar prej pak më shumë se 5 litra në 100 kilometra. Dhe në sajë të 4MOTION ju ofrohet gjithashtu tërheqje superiore: Motori biturbo me 500 xhiro/min drejton të katër rrotat.

Mbyllur