VW Passat: Ndenjëse ergoComfort

 

Në Passat, do të uleni të qetë dhe me shpinë të rehatshme - veçanërisht në versionet e pajisjeve Comfortline dhe Highline, ku si pajisje standarde është ergoComfort në anën e shoferit. Kjo ndenjëse mund të rregullohet në shumë mënyra që të mund të keni një pozicion mbështetjeje ergonomike dhe në këtë mënyrë të lehtësoni shpinën tuaj. Sipas dëshirës, keni në dispozicion ndenjësen e shoferit ergoComfort elektrike, e rregullueshme me 14 mënyra, me funksion memorie dhe masazhi. Të përfshira në paketë janë pasqyrat elektrikisht të rregullueshme, me ngrohje dhe me ndriçim të ambientit, ulje e pasqyrës se pasagjerit para dhe një funksion automatik errësimi në anën e shoferit.

 

Të dy variantet u vlerësuan me vulën "Rekomanduar e testuar"  të fushatës për një shpinë të shëndetshme që karakterizohet nga prodhime që janë miqësore për shpinën. 

Mbyllur