VW Passat: Radio dhe Navigim

 

Jeni gati për koncertin e dëshiruar? Dy radiot dhe dy sistemet e navigimit janë në program si pjesë përbërëse e pajisjeve standarde dhe pjesërisht si opsionale. Ata ndryshojnë në numrin e altoparlantëve, në mënyrën e kontrollit e shfaqjes së tyre si dhe në mundësitë e lidhjes.

 

Radion "Composition Colour" e përdorni me një ekran 12,7 cm me ngjyra, me prekje. Ajo lexon kartën SD, kap stacionet e radios FM/AM, ka lidhje media AUX-IN për burimet e jashtme audio si dhe një lexues CD-je. Tetë altoparlantët kujdesen për një tingull të pastër në të gjitha vendet.

 

Sipas kërkesës suaj, merrni radion "Composition Media" (standarde për linjën Highline), e cila përfshin tetë altoparlantë. Ajo përmban të gjitha lidhjet e modeleve të sipërpërmendura dhe një lidhje Bluetooth për telefonat celularë. Për më tepër, është veçanërisht e përshtatshme për t'u përdorur për shkak të ekranit me ngjyra, me prekje, në një madhësi prej 16,5 cm.

 

Sistemi opsional navigacional "Discover Media" ka gjithashtu një ekran 16,5 cm me ngjyra, me prekje. Pajisje të tjera: tetë altoparlantë, radio FM/AM, lexues CD-je në formatet MP3, AAC dhe WMA, dy kartë memorie SD, lidhje AUX-IN dhe  USB, përdorim të telefonit me anë të Bluetooth.

Sistemi është i pajisur me sensor të dobishëm afërsie: nëse afrohet gishti tek paneli në ekran, fusha zmadhohet më shumë. Në këtë mënyrë, funksionimi është më i lehtë dhe më i sigurt.

 

Nëse doni më shumë: Sistemi navigacional "Discover Pro" është sistemi infotainment për më ambiciozët. Ai ofron një ekran 20,3 cm të gjerë, paraqitje të qartë të hartave në 3D dhe një memorie të brendshme. Sistemi i kontrollit të zërit i përgjigjet emërtimit të vendeve e rrugëve dhe të llogarit rrugën sipas udhëzimeve. Përveç kësaj, me anë të sistemit, kemi edhe me shumë rehati për telefonatat: Telefonatat pa duar falë teknologjisë Bluetooth janë shumë të rehatshme.

 

 

Mbyllur