VW Passat: Sistemi i ajrit të kondicionuar "Pure Air Climatronic"

Sistemi i ajrit të kondicionuar "Pure Air Climatronic" me 3 zona të kontrollit të temperaturës dhe filtra alergjen lejon shoferin dhe pasagjerin përpara si dhe ata në ndenjësen e pasme, të rregullojnë në mënyrë të pavarur temperaturën sipas rehatisë së tyre. Elementët shtesë të kontrollit në pjesën e pasme i lejojnë pasagjerët mbrapa të rregullojnë vetë ngrohjen, furnizimin me ajër dhe shpërndarjen e tij. Mënyra indirekte e ventilimit para kontribuon maksimalisht për një rrymë ajri pa ndërprerje. Kur vendoset marshi indietro ose aktivizohen pastruesit e xhamave, sistemi Climatronic ndizet automatikisht në opsionin e riqarkullimit të ajrit. Në këtë mënyrë pengohen zhurmat. Nga linja Passat Comfortline, ky sistem i rehatshëm ofrohet si pajisje standarde; për llojin Trendline, ju mund të porositni, sipas dëshirës, sistemin e ajrit të kondicionuar "Pure Air Climatronic".

Mbyllur