VW Passat: Sistemi proaktiv i mbrojtjes së pasagjerëve

Sistemi proaktiv i mbrojtjes së pasagjerëve, brenda kufijve të sistemit, mund të njohë situata të rrezikshme me potencial të lartë aksidenti dhe të marrë masat e duhura automatikisht. Kështu, dritaret dhe tavani sipas rastit mbyllen automatikisht, për të përmirësuar ndikimin e airbag-ëve të kokës dhe anësore. Brenda fraksionit të sekondës sigurohen dhe forcohen edhe rripat e sigurisë për shoferin dhe pasagjerin përpara. Kur rreziku ka kaluar, rripat lirohen dhe dritaret anësore dhe tavani me rrëshqitje mund të hapen përsëri. Sistemi proaktiv i mbrojtjes së pasagjerëve është në dispozicionin tuaj në seri për Passat-in e serisë "Comfortline Line".

Mbyllur