Shikoni me kujdes informacionin që dëshironi.

Active Info Display

Me funksionin e ri opsional Active Info Display, ju gëzoni avantazhet e një grupi instrumentesh me rezolucion të lartë, 26 cm (10,25 inç), ekran me ngjyra TFT. Krahas densitetit të lartë të pikselave, ngjyrave e ndriçimit më të fortë dhe kontrastit më të lartë, ai ofron mundësinë e përzgjedhjes së pamjeve të ndryshme. Merrni informacion specifik për përmbajtje klasike si takometri, matësi i shpejtësisë dhe odometri në kroskotin tuaj.

Ajo që dëshironi të shihni përzgjidhet nëpërmjet timonit multifunksional dhe sistemit të infoargëtimit: Nëse për shembull, kërkohet të merrni të dhëna të hollësishme për udhëtimin, t'ju shfaqet një hartë navigimi në të gjithë ekranin ose të caktoni pamjen vizuale të sistemeve ndihmëse të shoferit. Në vend të ekraneve të provuara tub, ju mund të keni informacionin e titullit të këngës aktuale të lexuesit tuaj MP3 ose emrin e kontaktit me të cilin jeni duke folur në telefon, të shfaqur në të gjithë ekranin. Ose mund të zgjidhni një kombinim, p.sh. hartën e navigimit dhe shfaqjen e medias.

Mund të konfigurohen, ruhen dhe përzgjidhen deri në tre pamje, nëpërmjet timonit multifunksional ose nëpërmjet sistemit të infoargëtimit. Krahas kësaj, profili klasik është po ashtu në dispozicionin tuaj. Si zakonisht, pamja multifunksionale me matësin e shpejtësisë dhe atë të xhirove të motorit.

 

Do të prezantohet në një datë të mëvonshme. Partneri juaj i Volkswagen-it do t'ju këshillojë me kënaqësi.

 

Mbyllur