Dizajni i ri i Polos vendos standarde të reja nga versioni i tij bazë. Nga një hedhje vështrimi, linja tornado bie në sy. Linja spikatëse Design shtrihet nga panelet e përparme, katërt dyert standarde dhe tek pjesa e pasme e Polos suaj të re. Kështu ajo krijon një kontur të qartë që përcjell dinamikë progresive. Përveç fenerëve të rinj përpara dhe mbrapa, pamja përfshin dritat e ditës LED, ndriçuesin e
targës LED dhe disqe çeliku 14-inç me kapak.
Poloja me linjën e saj të pajisjeve "Comfortline" me disqe aliazhi 15-inç dhe elemente dekorativë me gri metalike Limestone për kroskotin dhe pjesën e brendshme të derës që i ofron një plus komfortit.
Nëse ju pëlqen pamja sportive e automjetit, vlerën e parave tuaja do ta gjeni tek linja "Highline" e pajisjeve të Polos. Dekori i kromuar në prapakolp dhe fenerët e kuq të errët thekson pamjen sportive dhe elegante dhe është një kombinim perfekt në dizajn. Disqet prej aliazhi 16-inç e plotësojnë pamjen e përgjithshme spikatëse dhe plot stil.