Ja se si Poloja ju ndihmon për të ndryshuar korsinë dhe për të parkuar.

Blind Spot

Çdo shofer i ri e mëson këtë: Shihni pamjen mbas shpatullës për të parë automjetet në vendin e verbër. Tani ekziston gjithashtu sensori "Blind Sport" për shoferët e Polos. Sapo një automjet tjetër ndodhet në vendin e verbër, një dritë LED në pasqyrën e jashtme tregon rrezikun e mundshëm.¹ Nëse pavarësisht kësaj ndizni sinjalin e kthesës, drita përkatëse LED në pasqyrën e xhamit do të fillojë të pulsojë dhe t'ju alarmojë për rrezikun. Sensori opsional "Blind Spot" funksionon për një shpejtësi prej 15 km/h dhe ofrohet në kombinim me asistentin e daljes nga parkimi.

Asistenti i daljes nga parkimi ju mbështet kur nxirrni automjetin nga vendparkimi.1 Nëpërmjet sensorit në prapakolp, sistemi monitoron trafikun e kalimit prapa automjetit. Në rast të një afrimi kritik të një automjeti tjetër, një sinjal akustik dhe një tregues në ekranin e radios apo sistemin e navigimit ju paralajmëron. Nëse nuk reagoni, sistemi mund të zbusë pasojat e mundshme të aksidentit në rast të një përplasjeje me anë të ndërhyrjes tek frenat ose në rastin optimal, me parandalimin e tyre.

¹ Brenda kufijve të sistemit.

 

Mbani trafikun në distancë.

ACC

Sidomos në trafikun e dendur, duhet të reagoni vazhdimisht ndaj shoferëve të tjerë. Këtu ju mund të përdorni kontrollin automatik të distancës ACC si pajisje opsionale. Kjo e bën udhëtimin tuaj më të rehatshëm, duke ruajtur shpejtësinë dhe distancën tuaj të dëshiruar me automjetet përpara. I aktivizuar me shtypjen e një butoni, një sensor radar në pjesën e përparme të automjetit mat distancën me trafikun përpara. Nëse distanca bëhet më e vogël ose më e madhe, sistemi frenon ose përshpejton automjetin automatikisht. Në bashkëpunim me kutinë e shpejtësisë DSG, frenimi automatik është po ashtu i mundshëm deri në ndalim të plotë. Për të çaktivizuar sistemin, mjafton të shtypni pedalin e gazit ose butonin në timonin multifunksional.

 

 ¹ Brenda kufijve të sistemit.

Poloja ruan ritmin tuaj.

Sistemi i kontrollit të shpejtësisë

Në udhëtimet e gjata, për shembull, në autostradë, këmba në pedalin e gazit bëhet gjithnjë e më e rëndë. Sistemi i kontrollit të shpejtësisë mund t'ju lehtësojë. Kur arrini shpejtësinë tuaj të preferuar, aktivizoni sistemin dhe ritmi do të ruhet automatikisht. Largoheni këmbën nga gazi! Ecni në përpjeta dhe tatëpjeta me shpejtësinë që e keni caktuar vetë. Kufizuesi inteligjent i shpejtësisë funksionon aq thjeshtë sa dhe shpjegohet: Ju e përcaktoni shpejtësinë maksimale dhe sistemi kufizon furnizimin me karburant të motorit¹. Për shembull, kufizimi i shpejtësisë brenda qytetit mund t'ju lehtësojë. Kufizuesi i shpejtësisë është pajisje standarde në versionin bazë. Sistemi i kontrollit të shpejtësisë është opsional për pajisjet bazë dhe linjën "Comfortline".

 

¹ Efektet e përpjetës dhe tatëpjetës mund të rezultojnë në tejkalim të shpejtësisë maksimale.

Që të mos mposhteni nga lodhja.

Detektimi i lodhjes

Gjatë udhëtimeve të gjata në një rrugë të drejtë, monotone, ju lodheni ngadalë. Mbani timonin e ngurtë dhe e ktheni vetëm në momentin e fundit. Sistemi i detektimit të lodhjes e regjistron këtë sjellje atipike ecjeje dhe reagon menjëherë.¹ Një sinjal akustik bie dhe një tregues në ekranin multifunksional ju këshillon që të bëni një pushim.

Sistemi i detektimit të lodhjes ju inkurajon vërtet që të vazhdoni udhëtimin tuaj pas një pushimi, në mënyrë që të arrini në shtëpi pa rrezik. Në Polo, kjo pajisje është standarde.

 

¹ Brenda kufijve të sistemit.
 

Mbyllur