Më tepër hapësirë për komfortin tuaj.

Ambienti i brendshëm

Siguria juaj në plan të parë: Poloja juaj tashmë në pajisjet bazë. Sistemi standard i monitorimit të ambientit "Front Assist" përfshirë funksionin e frenimit në rast emergjence City dhe njohjen e këmbësorëve ndihmon në zbulimin e situatave kritike dhe shkurton distancën e ndalimit gjatë frenimit. Krahas kësaj, airbag-u i kokës u ofron pasagjerëve të përparmë dhe të pasmë në rast emergjence, përforcim të mbrojtje së kokës. Zëri dhe klima e duhur për çdo stinë, si pajisje standarde tek linja Comfort e Polos, radioja "Composition Colour" dhe sistemi i kondicionimit të ajrit.

Keni shumë bagazhe? Në Polon e re me hapësirë bagazhi të bollshme nuk ka asnjë problem. Linja e pajisjeve "Comfortline" ka gjithashtu një hapësirë standard të bagazheve. Së bashku me mbështetësen e shpinës të ndashme në pjesë në mënyrë asimetrike, sendet e gjata ose blerjet më të rëndësishme mund të sistemohen edhe më lehtë.

Poloja në linjën e pajisjeve "Highline" ofron jo vetëm komfortin më të lartë, por edhe disa stile ekstra, për shembull, elementet me shkëlqim të dekorit me "Deep Iron" apo "Silver Silk". Mbështetësja qendrore e krahut në pjesën e përparme, sistemi i kondicionimit të ajrit me kontroll temperaturë me dy zona dhe filtër alergjenësh, si dhe timoni multifunksional prej lëkure janë tejet komodë dhe praktikë.

Ulur në ndriçim të përsosur.

Ndriçimi i ambientit.

Gjatë udhëtimit natën nuk keni pse uleni në errësirë. Ndriçimi standard i ambientit në linjën e pajisjeve "Highline" të Polos krijon një atmosferë të këndshme duke vënë theksin tek drita në ambientin e brendshëm: Tapiceria e tavanit, skaji i poshtëm i kroskotit, mbështetësja e këmbëve në pjesën e përparme, elementet e ngjyrosura të dekorit të derës dhe kompartimenti i përparmë i magazinimit (sipas zgjedhjes suaj, me karikim induktiv) janë pajisur me stil me një shirit të bardhë drite.

 

Mbyllur