Për shoferin, vetëm kthesat janë të rëndësishme.

Navigatori

Mbase është e rëndësishme të aktivizoni pajisjen e navigimit edhe në rrugët që i dini përmendësh - me Car-Net "Guide & Inform Basic". Ky shërbim përdor të dhënat më të përditësuara nga interneti dhe mund t'ju paralajmërojë për bllokimin e trafikut dhe t'ju gjejë rrugë alternative. Ose mund të zbuloni një rrugë të re me anë të kërkimit të një bari apo restoranti. Në vitin e parë Car-Net "Guide & Inform Basic" është pa pagesë për ju.

Sistemi opsional i navigimit "Discover Media" përbëhet nga një ekran 20,3 cm (8 inç) me ngjyra dhe me prekje, me një superstrukturë xhami. Funksionimi është kënaqësisht intuitiv dhe nëse dëshironi ta përdorni në tablet në sediljen e pasme, aplikacioni "Volkswagen Media Control" e bën të mundur këtë.

Dhe të mos harroni: Bashkë me radion, lexuesin e CD-ve në formatet MP3/WMA dhe ndërfaqe USB-je, dy porta kartash SD, lidhje Bluetooth dhe gjashtë altoparlantë për zbavitje të mirë. Udhëtoni shpesh në Evropë? Me hartat e navigimit për Evropën të ruajtura në kartën SD, ju jeni të parapërgatitur në mënyrë optimale për udhëtimet tuaja të ardhme. Gjithashtu në mënyrë opsionale: pozicionimi i ekranit në pjesën e sipërme të kroskotit. Kjo kontribuon për ergonominë dhe pamjen më të mirë.

Mbyllur