Ndërfaqja telefonike "Comfort"

Telefonia

Mjaft komfort: Ndërfaqja telefonike opsionale "Comfort" ka jo vetëm një sistem pa duar, por gjithashtu një funksion karikimi induktiv. Falë lidhjes induktive plotësuese me antenën e jashtme dhe një portë të dhënash e karikimi USB në kompartimentin e përparmë, bërja e telefonatave në Polon tuaj është tejet e lehtë. E veçanta: Lidhja induktive me antenën, me një mikrofon të cilësisë së lartë në tavan dhe me altoparlantët e brendshëm siguron një cilësi shumë të mirë zëri. Një mbajtëse shtesë e gotave nuk është më e nevojshme. Shumë mirë dhe shumë praktike.

 

Harroni kabullin e karikimit.

Karikimi induktiv

Keni gjithmonë kabull karikimi në dorë kur ju mbaron bateria e smartfonit? Tek Poloja e re, ju nuk keni pse të shqetësoheni më për kabullin. Thjesht vendosni telefonin celular në kompartimentin e përparmë ku do të karikohet në mënyrë induktive. Parakusht është që ai të suportojë standardin Qi. Karikimi induktiv përfshihet në ndërfaqen opsionale  telefonisë "Comfort", por gjithashtu mund të porositet më vete.

Mbyllur