Poloja i ri 1,0 TGI (kuti shpejtësie me 6 marshe), ka tashmë një depozitë të tretë gazi natyror prej çeliku rezistent. Kjo shton kapacitetin mbajtës të gazit natyror në një total prej 91,5 litrash, ose 13,8 kg. Serbatorët e gazit natyror janë integruar në mënyrë të tillë që kursejnë hapësirë dhe kështu nuk kufizojnë as variabilitetin e as hapësirën e brendshme. Nëse serbatori i gazit është bosh, mund të arrini lehtësisht në një prej 157 stacioneve të mbushjes me gaz natyror në Austri, falë serbatorit shtesë të gazit (Versioni: Shkurt 2019).
Automjetet e paraqitura në këtë prezantim mund të ndryshojnë në disa detaje nga programi faktik i porosive në Austri. Në disa raste, ka pajisje të veçanta që vijnë me çmim shtesë. Të gjitha çmimet janë udhëzuese, jo detyruese e të pa negociueshme që përfshijnë 18% TVSH dhe të gjitha taksat e aplikueshme në Republikën e Kosovës. Për të lehtësuar leximin e teksteve, kemi zgjedhur formën mashkullore ose femërore të fjalëve personale. Kjo në asnjë mënyrë nuk nënkupton diskriminim me bazë gjinie. Faleminderit për mirëkuptimin