Dizajni i ri i Polos përcakton standarde të reja edhe në variantin bazë. Linja
Tornado tërheq vëmendje me shikim të parë: Linja spikatëse e dizajnit shtrihet nga
panelet ballore, tek panelet anësore në të katërt dyert, edhe në pjesën mbrapa,
përreth Polos tuaj të ri. Kjo krijon një kontur të qartë që përcjell dinamikën
progresive. Krahas fenerëve të rinj para dhe mbrapa, pamja përfshin dritat e ditës
LED, ndriçimin e targave LED dhe disqet prej çeliku 14 inç me kapakë.
Poloja në linjën e pajisjeve "Comfortline" me disqet e tij 15 inç prej aliazhi dhe
elementet e dekorit Limestone Grey Metallic për panelin e instrumenteve dhe panelin
e dyerve të përparme ofron një plus të qartë në komfort.
Nëse e vlerësoni pamjen sportive të një automjeti, Polo në linjën e pajisjeve
"Highline" do t'ju japë më të mirën për gjithçka. Rripi i kromuar i inkuadruar në
parakolp dhe dritat e kuqe të errëta në pjesën e pasme, theksojnë pamjen sportive e
elegante dhe përshtaten në mënyrë të përkryer me dizajnin. Disqet e aliazhit 16 inç
kompletojnë me stil figurën e mrekullueshme të përgjithshme.
Automjetet e paraqitura në këtë prezantim mund të ndryshojnë në disa detaje nga programi faktik i porosive në Austri. Në disa raste, ka pajisje të veçanta që vijnë me çmim shtesë. Të gjitha çmimet janë udhëzuese, jo detyruese e të pa negociueshme që përfshijnë 18% TVSH dhe të gjitha taksat e aplikueshme në Republikën e Kosovës. Për të lehtësuar leximin e teksteve, kemi zgjedhur formën mashkullore ose femërore të fjalëve personale. Kjo në asnjë mënyrë nuk nënkupton diskriminim me bazë gjinie. Faleminderit për mirëkuptimin