Më shumë hapësirë për komfortin tuaj.

Interieri

Siguria juaj në plan të parë: Polo në konfigurimin bazë. Sistemi standard i monitorimit të ambientit "Front Assist", duke përfshirë funksionin e frenimit emergjent City dhe pikasja e këmbësorëve ndihmon në identifikimin e situatave kritike në distancë dhe në shkurtimin e distancës së ndalimit gjatë frenimit. Gjithashtu, airbag-u i kokës u siguron pasagjerëve një mbrojtje të shtuar të kokës në rast urgjence. Radioja "Composition Colour" dhe sistemi i kondicionimit të ajrit sigurojnë tingullin e duhur në udhëtim dhe temperaturën e duhur në çdo stinë të vitit - pajisje standard në Polo Comfortline.

Shumë bagazhe? Nuk ka problem në Polon e ri me hapësirë bujare. Linja e pajisjeve "Comfortline" ka gjithashtu një ndarje të dyshemesë së bagazhit si standard. Së bashku me sediljen e pasme të palosshme në mënyrë asimetrike, objektet e gjata dhe çantat voluminoze mund të vendosen edhe më lehtë.
Polo në linjën e pajisjeve "Highline" ofron një nivel të lartë komforti dhe një shtesë në stil, për shembull me elementet me shkëlqim të dekorit me ngjyrë "Deep Iron" ose "Silver Silk". Mbështetësja qendrore e krahut përpara, sistemi i kondicionimit të ajrit "Climatronic" me kontroll të temperaturës në dy zona e filtër alergjen, dhe timoni multifunksional prej lëkure provojnë se janë tejet komodë dhe praktikë.

Në dritë të përsosur.

Ndriçimi i ambientit

Nuk keni pse qëndroni në errësirë kur udhëtoni natën. Ndriçimi i ambientit që vjen si pajisje standarde në linjën e pajisjeve "Highline" të Polos, krijon një atmosferë të këndshme duke vendosur thekse ndriçimi në brendësi: Tavani, bordura e poshtme e panelit të instrumenteve, hapësira e këmbëve para, elementet e dekorit me ngjyrën e dyerve dhe hapësirat e përparme të magazinimit (opsionale me karikim induktiv) janë organizuar me stil me shirit drite të bardhë.

 

Automjetet e paraqitura në këtë prezantim mund të ndryshojnë në disa detaje nga programi faktik i porosive në Austri. Në disa raste, ka pajisje të veçanta që vijnë me çmim shtesë. Të gjitha çmimet janë udhëzuese, jo detyruese e të pa negociueshme që përfshijnë 18% TVSH dhe të gjitha taksat e aplikueshme në Republikën e Kosovës. Për të lehtësuar leximin e teksteve, kemi zgjedhur formën mashkullore ose femërore të fjalëve personale. Kjo në asnjë mënyrë nuk nënkupton diskriminim me bazë gjinie. Faleminderit për mirëkuptimin 

Mbyll
Menu
Mbylle menunë

Polo.

Hoppla!
Ihr Browser scheint nicht aktuell zu sein. Eventuell funktioniert unsere Webseite nicht optimal. Die meisten Browser (nicht jedoch MS Internet Explorer 11 & älter) funktionieren dennoch problemlos.

Wir empfehlen Ihnen ein Update Ihres Webbrowsers!
Die jeweils neueste Version kann überall im Internet ein gutes Erlebnis sicherstellen.

Danke für Ihren Besuch und viel Spaß,
Ihr Volkswagen Team