Motorët e benzinës TSI të bindin me performancën dhe ekonominë e tyre. Edhe me shpejtësi të ulët, përfitoni nga momente force maksimale. Motorët, falë kombinimit brenda tyre të një cilindrate të vogël, turbocharging dhe injektimin direkt, sigurojnë një fuqi të jashtëzakonshme. Për këtë përdoret teknika Downsizing: Këtu motorët ofrojnë një performancë të lartë pavarësisht cilindratës relativisht të vogël.
Motorët TDI janë motorë nafte të pajisur me turbokompresor dhe injektim direkt të karburantit me teknologjinë Common Rail. Ata karakterizohen nga kursimi, fuqia e lartë tërheqëse dhe performanca shumë e mirë. Janë veçanërisht pa zhurmë në funksionim dhe falë momenteve të larta të forcës, ofrojnë një stil sportiv ecjeje.
Automjetet e paraqitura në këtë prezantim mund të ndryshojnë në disa detaje nga programi faktik i porosive në Austri. Në disa raste, ka pajisje të veçanta që vijnë me çmim shtesë. Të gjitha çmimet janë udhëzuese, jo detyruese e të pa negociueshme që përfshijnë 18% TVSH dhe të gjitha taksat e aplikueshme në Republikën e Kosovës. Për të lehtësuar leximin e teksteve, kemi zgjedhur formën mashkullore ose femërore të fjalëve personale. Kjo në asnjë mënyrë nuk nënkupton diskriminim me bazë gjinie. Faleminderit për mirëkuptimin